-
-
Bibla Shqiptare
-
-
36
|2 Samuel 13:36|
Sa e mbaroi fjalën, arritën bijtë e mbretit, të cilët e ngritën zërin dhe filluan të qajnë; edhe mbreti dhe tërë shërbëtorët e tij filluan të qajnë me të madhe.
-
37
|2 Samuel 13:37|
Absaloni kishte ikur dhe kishte shkuar te Talmai, bir i Amihudit, mbret i Geshurit. Davidi mbante zi çdo ditë për birin e tij.
-
38
|2 Samuel 13:38|
Kështu Absalimo ia mbathi dhe shkoi në Geshur, ku qëndroi tre vjet.
-
39
|2 Samuel 13:39|
Mbreti David dëshironte të shkonte te Absalomi, sepse ishte ngushulluar tanimë nga vdekja e Amnonit.
-
1
|2 Samuel 14:1|
Joabi, bir i Tserujahut, vuri re që zemra e mbretit ishte e shqetësuar për Absalomin.
-
2
|2 Samuel 14:2|
Kështu Joabi dërgoi dikë në Tekoa dhe solli që andej një grua të urtë, së cilës i tha: "Bëj sikur mban zi dhe vish një palë rroba zije; mos u lyej me vaj, por sillu si një grua që qan prej kohe një të vdekur.
-
3
|2 Samuel 14:3|
Shko pra te mbreti dhe foli në këtë mënyrë". Dhe Joabi e mësoi se ç´duhej të thoshte.
-
4
|2 Samuel 14:4|
Gruaja e Tekoas shkoi të flasë me mbretin, u hodh me fytyrën për tokë, u përul dhe tha: "Ndihmomë, o mbret!".
-
5
|2 Samuel 14:5|
Mbreti i tha: "Çfarë ke?". Ajo u përgjigj: "Mjerësisht jam e ve dhe burri më ka vdekur.
-
6
|2 Samuel 14:6|
Shërbëtorja jote kishte dy djem, por këta patën një grindje midis tyre në arë, dhe, me qenë se nuk kishte njeri t´i ndante, njeri gioditi tjetrin dhe e vrau.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 6-8