-
-
Bibla Shqiptare
-
-
4
|2 Samuel 2:4|
Pastaj erdhën njerëzit e Judës dhe e vajosën Davidin mbret të shtëpisë së Judës. Pas kësaj i thanë Davidit se qenë njerëzit e Jabeshit të Galaadit ata që kishin varrosur Saulin.
-
5
|2 Samuel 2:5|
Atëherë Davidi u dërgoi lajmëtarë njerëzve të Jabeshit të Galaadit për t´u thënë: "Qofshi të bekuar nga Zoti për mirësinë që treguat ndaj Saulit, zotërisë suaj, duke e varrosur!
-
6
|2 Samuel 2:6|
Tani Zoti tregoftë mirësi dhe besnikëri ndaj jush. Edhe unë do t´ju bëj të mirë, sepse keni bërë një gjë të tillë.
-
7
|2 Samuel 2:7|
Prandaj le të marrin forcë duart tuaja dhe qofshi trima, sepse Sauli, zotëria juaj, vdiq, por shtëpia e Judës më ka vajosur mbret të saj".
-
8
|2 Samuel 2:8|
Ndërkohë Abneri, bir i Nerit, komandant i ushtrisë së Saulit, mori Ish-Boshethin, birin e Saulit, dhe e çoi në Mahanaim;
-
9
|2 Samuel 2:9|
dhe e bëri mbret të Galaadit, të Ashuritëve, të Jezreelit, të Efraimit, të Beniaminit dhe të tërë Izraelit.
-
10
|2 Samuel 2:10|
Ish-Boshethi, bir i Saulit, ishte dyzet vjeç kur filloi të mbretërojë mbi Izrael dhe mbretërimi i tij vazhdoi dy vjet. Por shtëpia e Judës shkonte pas Davidit.
-
11
|2 Samuel 2:11|
Koha që Davidi mbretëroi në Hebron mbi shtëpinë e Judës ishte shtatë vjet e gjashtë muaj.
-
12
|2 Samuel 2:12|
Ndërkaq Abneri, bir i Nerit, dhe shërbëtorët e Ish-Boshethit, birit të Saulit, lëvizën nga Mahanaim në drejtim të Gabaonit.
-
13
|2 Samuel 2:13|
Edhe Joabi, biri i Tserujahut dhe shërbëtorët e Davidit lëvizën dhe i takuan pranë hauzit të Gabaonit. Kështu u ndalën njera palë nga njera anë e hauzit dhe tjetra nga ana tjetër.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4