- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Daniel 1:11|
									Atëherë Danieli i tha Meltsarit, që kreu i eunukëve kishte caktuar si të parë mbi Danielin, Hananiahun, Mishaelin dhe Azarian;									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Daniel 1:12|
									"Të lutem, vëri në provë shërbëtorët e tu për dhjetë ditë, dhe të na jepen perime për të ngrënë dhe ujë për të pirë.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Daniel 1:13|
									Pastaj të ekzaminohet në praninë tënde pamja jonë dhe pamja e të rinjve që hanë ushqimet e shijshme të mbretit; do të veprosh pastaj me shërbëtorët e tu në bazë të asaj që do të shikosh".									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Daniel 1:14|
									Ai e pranoi këtë propozim të tyre dhe i vuri në provë dhjetë ditë.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Daniel 1:15|
									Në mbarim të dhjetë ditëve pamja e tyre dukej më e bukur dhe e kishin mishin më të plotë se të gjithë djemtë që kishin ngrënë gjellët e shijshme të mbretit.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Daniel 1:16|
									Kështu Meltsari u hoqi atyre gjellët e shijshme dhe verën që duhet të pinin dhe u dha perime.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Daniel 1:17|
									Katër të rinjve Perëndia u dha njohuri dhe mend në gjithë letërsinë dhe diturinë; dhe Danieli fitoi njohuri për çdo lloj vegimi dhe ëndrre.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Daniel 1:18|
									Në mbarim të kohës së caktuar nga mbreti që t´ia çonin këta të rinj, kreu i eunukëve i shpuri përpara Nebukadnetsarit.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Daniel 1:19|
									Mbreti foli me ta, por midis tyre nuk u gjet asnjë si Danieli, Hananiahu, Mishaeli dhe Azaria, prandaj këta u pranuan në shërbim të mbretit.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Daniel 1:20|
									Dhe mbi çdo çështje që kërkonte dituri dhe gjykim dhe për të cilat mund t´i pyeste mbreti, i gjeti dhjetë herë më lart se tërë magjistarët dhe astrologët që ishin në tërë mbretërinë e tij.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18