- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Daniel 6:1|
									I pëlqeu Darit të vendosë mbi mbretërinë njëqindenjëzet satrapë, të cilët, të ishin në krye të gjithë mbretërisë.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Daniel 6:2|
									dhe mbi ta kishte tre prefektë, nga të cilët njëri ishte Danieli, të cilëve këta satrapë duhet t´u jepnin llogari, më qëllim që mbreti të mos pësonte asnjë dëm.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Daniel 6:3|
									Danieli shkëlqente mbi prefektët dhe satrapët e tjerë, sepse ai kishte një frymë më të lartë, dhe mbreti mendonte ta vendoste mbi tërë mbretërinë.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Daniel 6:4|
									Atëherë prefektët dhe satrapët kërkuan të gjenin një pretekst kundër Danielit lidhur me administrimin e mbretërisë, por nuk mundën të gjejnë asnjë pretekst apo korruptim, sepse ai ishte besnik dhe  nuk mundën të gjejnë tek ai asnjë gabim apo  korruptim.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Daniel 6:5|
									Atëherë këta njerëz thanë: "Nuk do të gjejmë kurrë ndonjë pretekst kundër Danielit, veç se po ta gjejmë kundër tij në vet ligjin e Perëndisë të tij."									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Daniel 6:6|
									Atëherë ata prefektë dhe satrapë u mblodhën me zhurmë para mbretit dhe i thanë: "O mbreti Dar, jetofsh për jetë!									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Daniel 6:7|
									Tërë prefektët e mbretërisë, qeveritarët dhe satrapët, këshilltarët dhe komandantët u konsultuan bashkë për të nxjerrë një vendim mbretëror dhe për të bërë një dekret të prerë, në bazë të të cilëve  kushdo që gjatë tridhjetë ditëve do t´i drejtojë  një kërkesë cilësdo perëndie a njeriu përveç teje, o mbret, të hidhet në gropën e luanëve.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Daniel 6:8|
									Tani, o mbret, nxirr dekretin dhe firmos dokumentin, në mënyrë që të mos ndryshohet dot në pajtim me ligjin e Medasve dhe të Persianëve, që është i parevokueshëm".									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Daniel 6:9|
									Pastaj mbreti Dari nënshkroi dokumentin dhe dekretin.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Daniel 6:10|
									Kur Danieli mësoi që dokumenti ishte nënshkruar, hyri në shtëpinë e vet. Pastaj në dhomën e tij të sipërme, me dritaret e saj të hapura në drejtim të Jeruzalemit, tri herë në ditë gjunjëzohej, lutej  dhe falenderonte Perëndinë e tij, siç e  bënte zakonisht më parë.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18