- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Daniel 6:21|
									Atëherë Danieli i tha mbretit: "O mbret, jetofsh përjetë!									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Daniel 6:22|
									Perëndia im dërgoi engjëllin e tij që ka mbyllur gojën e luanëve, dhe ata nuk më kanë bërë asnjë të keqe, sepse kam dalë i pafaj përpara atij; por edhe përpara teje, o mbret, nuk kam bërë asnjë të keqe".									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Daniel 6:23|
									Atëherë mbreti u gëzua shumë dhe urdhëroi që Danieli të nxirrej nga gropa. Kështu Danielin e nxorën nga gropa dhe nuk u gjet mbi të asnjë lëndim sepse kishte pasur besim te Perëndia i tij.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Daniel 6:24|
									Pastaj mbreti urdhëroi që të silleshin ata njerëz që kishin paditur Danielin dhe i hodhën në gropën e luanëve, ata, bijtë e tyre dhe gratë e tyre. Dhe para se të arrinin në fund të gropës, luanët u hodhën mbi ta dhe copëtuan tërë kockat e tyre.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Daniel 6:25|
									Atëherë mbreti Dar u shkroi tërë popujve, kombeve dhe gjuhëve që banonin në gjithë dheun: "Paqja juaj qoftë e madhe!									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Daniel 6:26|
									Unë dekretoj që në të gjithë sundimin e mbretërisë sime të dridhen dhe të kenë frikë para Perëndisë të Danielit, sepse ai është Perëndia i gjallë që ekziston përjetë. Mbretëria e tij nuk do të shkatërrohet  kurrë dhe sundimi i tij nuk do të  ketë fund kurrë.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Daniel 6:27|
									Ai çliron, shpëton dhe kryen shenja dhe mrekulli në qiell dhe në tokë; është ai që e çliroi Danielin nga fuqia e luanëve".									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Daniel 6:28|
									Kështu Danieli pati mbarësi gjatë mbretërimit të Darit dhe gjatë mbretërimit të Kirit, Persianit.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18