-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Daniel 2:1|
Në vitin e dytë të mbretërimit të Nebukadnetsarit, ai pa disa ëndrra; fryma e tij u turbullua dhe i iku gjumi.
-
2
|Daniel 2:2|
Atëherë mbreti dha urdhër të thërrisnin magjistarët, astrologët, shtriganët dhe Kaldeasit, që t´i tregonin mbretit ëndrrat e tij.
-
3
|Daniel 2:3|
Mbreti u tha atyre: "Pashë një ëndërr dhe fryma ime është turbulluar, deri sa t´ia dal të shpjegoj ëndrrën time".
-
4
|Daniel 2:4|
Atëherë Kaldeasit iu përgjigjën mbretit në gjuhën aramaike: "O mbret, jetofsh përjetë. Trego ëndrrën tënde shërbëtorëve të tu dhe ne do ta interpretojmë".
-
5
|Daniel 2:5|
Mbreti u përgjigj dhe u tha Kaldeasve: "Vendimin tim e kam marrë: po të mos ma bëni të njohur përmbajtjen e ëndrrës sime dhe interpretimin e saj, do të priteni copa-copa dhe shtëpitë tuaja do të katandisen në plehërishte.
-
6
|Daniel 2:6|
Por në rast se do të më tregoni ëndrrën dhe interpretimin e saj, do të merrni nga unë dhurata, shpërblime dhe nderime të mëdha; më tregoni, pra, ëndrrën dhe interpretimin e saj".
-
7
|Daniel 2:7|
Ata u përgjigjën për së dyti dhe thanë: "Le t´u tregojë mbreti ëndrrën shërbëtorëve të vet dhe ne do t´i japim interpretimin".
-
8
|Daniel 2:8|
Atëherë mbreti u përgjigj dhe tha: "E kuptoj fare mirë që ju doni të fitoni kohë, sepse e shihni që vendimi im është marrë;
-
9
|Daniel 2:9|
po të mos ma bëni të njohur ëndrrën, ka vetëm një vendim për ju; jeni marrë vesh midis jush për të thënë para meje fjalë të rreme dhe të çoroditura, me shpresë që kohërat të ndryshojnë. Prandaj ma tregoni ëndrrën dhe unë do të di në se jeni në gjendje të më jepni edhe interpretimin".
-
10
|Daniel 2:10|
Kaldeasit u përgjigjën para mbretit dhe thanë: "Nuk ka njeri mbi tokë që mund të dijë atë që mbreti kërkon. Në fakt asnjë mbret, sundimtar o sovran nuk i ka kërkuar një gjë të tillë ndonjë magjistari, astrologu ose Kaldeasi.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10