- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Daniel 2:11|
									Gjëja që pyet mbreti është tepër e vështirë dhe nuk ka njeri që mund t´ia bëjë të ditur mbretit, përveç perëndive, banesa e të cilëve nuk është ndër të gjallët".									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Daniel 2:12|
									Me këtë mbreti u zemërua, i hipi inati dhe urdhëroi që të shfaroseshin tërë të diturit e Babilonisë.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Daniel 2:13|
									Kështu u shpall dekreti në bazë të të cilit duhet të vriteshin të diturit, dhe kërkonin Danielin dhe shokët e tij për t´i vrarë edhe ata.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Daniel 2:14|
									Atëherë Danieli iu drejtua me fjalë të urta dhe të matura Ariokut, komandant i rojeve të mbretit, i cili kishte dalë për të vrarë të diturit e Babilonisë.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Daniel 2:15|
									Mori fjalën dhe i tha Ariokut, komandantit të mbretit: "Pse vallë një dekret kaq i ashpër nga ana e mbretit?" Atëherë Arioku e vuri në dijeni Danielin.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Daniel 2:16|
									Kështu Danieli hyri te mbreti dhe i kërkoi t´i jepte kohë për t´i bërë të njohur mbretit interpretimin e ëndrrës.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Daniel 2:17|
									Atëherë Danieli shkoi në shtëpinë e vet dhe ua bëri të ditur këtë gjë shokëve të tij Hananiah, Mishael dhe Azaria,									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Daniel 2:18|
									me qëllim që t´i kërkonin mëshirë Perëndisë të qiellit lidhur me këtë sekret, me qëllim që Danieli dhe shokët e tij të mos vriteshin bashkë me kusurin e njerëzve të ditur të Babilonisë.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Daniel 2:19|
									Atëherë sekreti iu zbulua Danielit në një vegim nate. Kështu Danieli bekoi Perëndinë e qiellit.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Daniel 2:20|
									Danieli filloi të thotë: "Qoftë i bekuar emri i Perëndisë përjetë, sepse atij i përkasin dituria dhe forca.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18