- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Daniel 5:1|
									Mbreti Belshatsar dha një banket të madh për njëmijë nga të mëdhenjtë e tij dhe në prani të të njëmijëve piu verë.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Daniel 5:2|
									Ndërsa shijonte verën, Belshatsari dha urdhër të sillnin vazot prej ari dhe prej argjendi që i ati Nebukadnetsari kishte marrë nga tempulli që ishte në Jeruzalem, me qëllim që me to të pinin mbreti  dhe të mëdhenjtë që ishin me të, bashkëshortet  e tij dhe konkubinat e tij.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Daniel 5:3|
									Kështu prunë vazot prej ari që i kishin marrë nga shenjtërorja e tempullit të Perëndisë, që ishte në Jeruzalem, dhe me to pinë mbreti dhe të mëdhenjtë e tij, bashkëshortet e tij dhe konkubinat e tij.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Daniel 5:4|
									Pinë verë dhe lëvduan perënditë prej ari, argjendi, bronzi, hekuri, druri e guri.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Daniel 5:5|
									Në atë çast u dukën gishtërinjtë e dorës së një njeriu, që filluan të shkruajnë përballë shandanit mbi suvanë e murit të pallatit mbretëror; dhe mbreti pa pjesën e asaj dore që shkruante.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Daniel 5:6|
									Atëherë pamja e mbretit ndryshoi dhe mendimet e tij e shqetësuan; nyjet e eshtrave iu liruan dhe gjunjët e tij filluan të përpiqen midis tyre.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Daniel 5:7|
									Mbreti bërtiti me forcë që të hynin astrologët, Kaldeasit dhe shortarët; pastaj mbreti filloi t´u thotë njerëzve të ditur të Babilonisë: "Kushdo që do ta lexojë këtë shkrim dhe do të më japë interpretimin  e tij do të vishet me rroba të purpurta,  do të ketë një gjerdan ari në qafë dhe do të jetë i treti në qeverisjen e mbretërisë".									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Daniel 5:8|
									Atëherë hynë tërë të diturit e mbretit, por nuk mundën të lexojnë shkrimin as t´i bëjnë të njohur mbretit interpretimin e tij.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Daniel 5:9|
									Atëherë mbreti Belshatsar u turbullua shumë, pamja e tij ndryshoi dhe të mëdhenjtë e tij e humbën fare.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Daniel 5:10|
									Mbretëresha, për shkak të fjalëve të mbretit dhe të të mëdhenjve të tij, hyri në sallën e banketit. Mbretëresha filloi të thotë: "O mbret, jetofsh përjetë! Mendimet e tua të mos të shqetësojnë dhe pamja jotë të mos ndryshojë.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18