- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Daniel 5:21|
									Pastaj u dëbua nga bijtë e njerëzve, zemra e tij u bë e ngjashme me atë të kafshëve të tij dhe banesa e tij me atë të gomarëve të egër; i dhanë bar për të ngrënë si qetë dhe trupi i tij u lag nga  vesa e qiellit, deri sa pranoi që Perëndia  Shumë i Lartë sundon mbi mbretërinë e njerëzve dhe mbi të vendos atë që do.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Daniel 5:22|
									Por ti Belshatsar, biri i tij, megjithëse e dije gjithë këtë, nuk e ke përulur zemrën tënde;									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Daniel 5:23|
									përkundrazi je ngritur kundër Zotit të qiellit, urdhërove të të sjellin përpara vazot e tempullit të tij, dhe me to keni pirë verë ti dhe të mëdhenjtë e tu, bashkëshortet e tua dhe konkubinat e tua.  Përveç kësaj ke lëvduar perënditë prej  argjendi, prej ari, prej bronzi, prej druri e guri, që nuk shohin, nuk dëgjojnë dhe nuk kuptojnë, dhe nuk ke përlëvduar Perëndinë, në dorën e të cilit është  fryma jote jetësore dhe të cilës i përkasin tërë rrugët e tua.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Daniel 5:24|
									Prandaj nga prania e tij u dërgua pjesa e asaj dore, që ka shkruar shkrimin.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Daniel 5:25|
									Ky është shkrimi që u vizatua: MENE, MENE, TEKEL UFARSIN.									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Daniel 5:26|
									Ky është interpretimi i çdo fjale: MENE: Zoti ka bërë llogarinë e mbretërisë sate dhe i ka dhënë fund.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Daniel 5:27|
									TEKEL: ti u peshove në peshoret dhe u gjet që të mungonte diçka.									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Daniel 5:28|
									PERES: mbretëria jote u nda dhe iu dha Medasve dhe Persianëve".									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Daniel 5:29|
									Atëherë, me urdhër të Belshatsarit, Danieli u vesh me të purpurta, i vunë në qafë një gjerdan ari dhe shpallën që ai do të ishte i treti në qeverimin e mbretërisë.									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Daniel 5:30|
									Po atë natë Belshatsari, mbreti i Kaldeasve, u vra;									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18