- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Daniel 5:11|
									Éshtë një njeri në mbretërinë tënde, tek i cili është fryma e perëndive të shenjtë, dhe në kohën e atit tënd u gjet tek ai dritë, mendje dhe dituri të ngjashme me diturinë e perëndive; mbreti Nebukadnetsar,  ati yt, ati yt mbreti, e caktoi në  krye të magjistarëve, të astrologëve, të Kaldeasve dhe të shortarëve,									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Daniel 5:12|
									sepse te ky Daniel, të cilit mbreti i kishte vënë emrin Beltshatsar, u gjetë një frymë e jashtëzakonshme, njohuri, zgjuarsi, zotësi për të interpretuar ëndrrat, për të shpjeguar enigmat dhe për të  zgjidhur çështje të ngatërruara. Të thirret,  pra, Danieli dhe ai do të japë interpretimin".									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Daniel 5:13|
									Atëherë Danielin e sollën në prani të mbretit; mbreti i foli Danielit dhe i tha: "A je ti Danieli, një nga të mërguarit e Judës, që mbreti, ati im, solli nga Juda?									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Daniel 5:14|
									Kam dëgjuar të thonë për ty që fryma e perëndive është te ti, dhe se te ti gjenden dritë, mënçuri dhe një dituri e jashtëzakonshme.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Daniel 5:15|
									Tani kanë sjellë pranë meje njerëz të ditur dhe astrologë me qëllim që të lexojnë këtë shkrim dhe të më bëjnë të njohur interpretimin e tij; por ata nuk kanë qenë të zotë të më jepnin interpretimin e çështjes.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Daniel 5:16|
									Kam dëgjuar ndërkaq të thuhet se ti je në gjendje të japësh interpretimin dhe të zgjidhësh çështje të ndërlikuara. Tani në rast se je i zoti të lexosh këtë shkrim dhe të më bësh të njohur interpretimin  e tij, ti do të vishesh me rroba të  purpurta, do të mbash një gjerdan ari në qafë dhe do të jesh i treti në qeverisjen e mbretërisë".									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Daniel 5:17|
									Atëherë Danieli u përgjigj dhe tha para mbretit: "Mbaji, pra, dhuratat e tua dhe jepi një tjetri shpërblimet e tua; megjithatë unë do t´ia lexoj shkrimin mbretit dhe do t´i bëj të njohur interpretimin.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Daniel 5:18|
									O mbret, Perëndia Shumë i Lartë i kishte dhënë Nebukadnetsarit, atit tënd, mbretëri, madhështi, lavdi dhe madhëri.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Daniel 5:19|
									Për madhështinë që i kishte dhënë, tërë popujt, tërë kombet dhe gjuhët dridheshin dhe kishin frikë para atij; ai vriste kë të donte dhe linte të gjallë kë të donte, ngrinte kë të donte dhe ulte kë të donte.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Daniel 5:20|
									Po, kur zemra e tij u ngrit dhe fryma e tij u ngurtësua deri në arrogancë, ai u rrëzua nga froni mbretëror dhe iu hoq lavdia e tij.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18