- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Daniel 3:11|
									dhe ai që nuk bie përmbys dhe nuk adhuron, duhet të hidhet në mes të një furre me zjarr përvëlues.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Daniel 3:12|
									Por ka disa Judej që i ke vënë në krye të administrimit të punëve të krahinës së Babilonisë, Shadraku, Meshaku dhe Abed-nego, që nuk kanë asnjë konsideratë për ty; nuk u shërbejnë perëndive të tua  dhe nuk adhurojnë figurën e artë që ti ke  ngritur".									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Daniel 3:13|
									Atëherë Nebukadnetsari, i zemëruar dhe i tërbuar, urdhëroi që të sillnin Shadrakun, Meshakun dhe Abed-negon; kështu këta njerëz u çuan para mbretit.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Daniel 3:14|
									Nebukadnetsari u drejtoi atyre fjalën, duke thënë: "Shadrak, Meshak dhe Abed-nego, a është e vërtetë që nuk u shërbeni perëndive të mia dhe nuk adhuroni figurën e artë që unë kam ngritur?									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Daniel 3:15|
									Tani, posa të dëgjoni zërin e bririt, të flautit, të qestes, të lirës, të salterit, të gajdes dhe të çdo lloj vegle, në rast se jeni gati të bini përmbys për të adhuruar figurën që unë kam bërë, mirë;  por në rast se nuk do ta adhuroni, do t´ju  hedhin menjëherë në mes të një furre të ndezur; dhe cila ështe ajo perëndi që do të mund t´ju çlirojë nga duart e mia?									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Daniel 3:16|
									Shadraku, Meshaku dhe Abed-nego iu përgjigjën mbretit, duke thënë: "O Nebukadnetsar, ne nuk kemi nevojë të të japim përgjigje lidhur me këtë.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Daniel 3:17|
									Ja, Perëndia ynë, të cilit i shërbejmë, është në gjendje të na çlirojë nga furra e ndezur, dhe do të na çlirojë nga dora jote, o mbret.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Daniel 3:18|
									Por edhe sikur të mos e bënte, dije, o mbret, që ne nuk do t´u shërbejmë perëndive të tua dhe nuk do të adhurojmë figurën e artë që ti ke ngritur".									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Daniel 3:19|
									Atëherë Nebukadnetsari u mbush me inat dhe shprehja e fytyrës së tij ndryshoi ndaj Shadrakut, Meshakut dhe Abed-negos. Duke marrë përsëri fjalën, urdhëroi që furra të ngrohej shtatë herë më shumë se zakonisht.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Daniel 3:20|
									Pastaj urdhëroi disa njerëz të fortë dhe trima të ushtrisë së tij të lidhnin Shadrakun, Meshakun dhe Abed-negon dhe t´i hidhnin në furrën e zjarrit përvëlues.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18