- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									31
									 
									 
									|Daniel 4:31|
									Këto fjalë ishin akoma në gojë të mbretit, kur një zë zbriti nga qielli: "Ty, o mbret Nebukadnetsar, të shpall: mbretëria jote të është hequr;									
									    
								 
- 
									
									32
									 
									 
									|Daniel 4:32|
									ti do të dëbohesh nga njerëzia dhe banesa jote do të jetë me kafshët e fushave; do të të japin të hash bar si qetë dhe do të kalojnë mbi ty shtatë kohë, deri sa të pranosh që Shumë i Larti sundon  mbi mbretërinë e njerëzve dhe ia jep atij që  ai dëshiron.									
									    
								 
- 
									
									33
									 
									 
									|Daniel 4:33|
									Në po atë çast fjala lidhur me Nebukadnetsarin u realizua. Ai u dëbua nga njerëzia, hëngri bar si qetë dhe trupi i tij u lag nga vesa e qiellit, deri sa flokët e tij u rritën si pendët e shqiponjave dhe thonjtë e tij si kthetrat e shpendëve.									
									    
								 
- 
									
									34
									 
									 
									|Daniel 4:34|
									"Në fund të kësaj kohe, unë Nebukadnetsari ngrita sytë nga qielli dhe arsyeja m´u kthye, e bekova Shumë të Lartin dhe lëvdova dhe përlëvdova atë që rron përjetë, sundimi i të cilit është një sundim									
									    
								 
- 
									
									35
									 
									 
									|Daniel 4:35|
									Tërë banorët e dheut përpara tij konsiderohen si asgjë; ai vepron si të dojë me ushtrinë e qiellit dhe me banorët e dheut. Askush nuk mund t´ia ndalë dorën ose t´i thotë: "Çfarë po bën?".									
									    
								 
- 
									
									36
									 
									 
									|Daniel 4:36|
									Në po atë kohë m´u kthye arsyeja, dhe për lavdinë e mbretërisë sime m´u kthyen madhëria ime dhe shkëlqimi im. Këshilltarët e mi dhe të mëdhenjtë e mi më kërkuan, dhe unë u rivendosa në mbretërinë time dhe madhështia ime u rrit jashtëzakonisht.									
									    
								 
- 
									
									37
									 
									 
									|Daniel 4:37|
									Tani, unë Nebukadnetsari lëvdoj, lartësoj dhe përlëvdoj Mbretin e qiellit, sepse të gjitha veprat e tij janë të vërteta dhe rrugët e tij janë drejtësi; ai ka pushtet të poshtërojë ata që ecin me kryelartësi.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18