- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Daniel 7:21|
									Unë shikoja dhe po ky bri bënte luftë kundër shenjtorëve dhe i mundte,									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Daniel 7:22|
									deri sa arriti i Lashti i ditëve dhe iu dha e drejta shenjtorëve të Shumë të Lartit, dhe erdhi koha në të cilën shenjtorët zotëruan mbretërinë.									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Daniel 7:23|
									Dhe ai më foli kështu: "Kafsha e katërt do të jetë një mbretëri e katërt mbi tokë, që do të jetë ndryshe nga të gjitha mbretëritë e tjera, dhe do të hajë tërë tokën, do ta shkelë dhe do ta thërrmojë.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Daniel 7:24|
									Dhjetë brirët janë dhjetë mbretër që do të dalin nga kjo mbretëri; mbas tyre do të dalë një tjetër, që do të jetë ndryshe nga të mëparshmit dhe do të rrëzojë tre mbretër.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Daniel 7:25|
									Ai do të shqiptojë fjalë kundër Shumë të Lartit, do të përndjekë shenjtorët e Shumë të Lartit me qëllim që t´i shfarosë dhe do të mendojë të ndryshojë kohërat dhe ligjin; shenjtorët do të bien në  duart e tij për një farë kohe, disa kohë dhe  për gjysmën e një kohe.									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Daniel 7:26|
									Pastaj do të bëhet gjyqi dhe do t´i hiqet sundimi, i cili do të asgjësohet dhe do të shkatërrohet përjetë.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Daniel 7:27|
									Pastaj mbretëria, sundimi dhe madhështia e mbretërive nën të gjithë qiejt do t´i jepen popullit të shenjtorëve të Më të Lartit; mbretëria e tij është një mbretëri e përjetshme, dhe të gjitha zotërimet do t´i shërbejnë dhe do t´i binden atij".									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Daniel 7:28|
									Këtu mbaruan fjalët që më ishin drejtuar. Sa për mua, Danielin, mendimet e mia më turbulluan shumë dhe ndryshova pamje por i ruajta fjalët në zemrën time".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18