- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									5
									 
									 
									|Daniel 7:5|
									Dhe ja një kafshë tjetër, e dyta, që i ngjante një ariu; ngrihej mbi një krah dhe kishte tri brinjë në gojë, midis dhëmbëve, dhe i thanë: "Çohu, ha shumë mish".									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Daniel 7:6|
									Mbas kësaj unë shikoja, dhe ja një tjetër që i ngjante një leopardi, dhe që kishte katër fletë shpendi mbi kurrizin e vet; kafsha kishte katër koka dhe iu dha sundimi.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Daniel 7:7|
									Mbas kësaj, unë shikoja në vegime nate, dhe ja një kafshë e katërt e llahtarshme, e tmerrshme, jashtëzakonisht e fuqishme; kishte dhëmbë të mëdha prej hekuri; hante, thërrmonte dhe shtypte kusurin  me këmbë; ishte ndryshe nga të gjitha kafshët  e mëparshme dhe kishte dhjetë brirë.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Daniel 7:8|
									Isha duke vërejtur brirët, kur ja, midis tyre filloi të dalë një bri tjetër i vogël, para të cilit tre nga brirët e parë u shkulën; dhe ja, në atë bri ishin disa sy që i përngjanin syve të njeriut dhe një gojë që thoshte gjëra të mëdha.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Daniel 7:9|
									Unë vazhdova të shikoj deri sa u vendosën fronet dhe i Lashti i ditëve u ul. Veshja e tij ishte e bardhë si bora, flokët e kokës së tij ishin si leshi i pastër; froni i tij ishte si flokët e zjarrit dhe rrotat e tij si zjarr përvëlues.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Daniel 7:10|
									Një lumë zjarri rridhte, duke dalë nga prania e tij; mijëra e mijëra njerëz i shërbenin dhe mori dhe mori qëndronin përpara tij. Gjykimi u bë dhe librat u hapën.									
									    
								 
- 
									
									11
									 
									 
									|Daniel 7:11|
									Atëherë unë shikova për shkak të fjalëve të mëdha që briri thoshte; shikova deri sa u vra kafsha, dhe trupi i saj u shkatërrua dhe u hodh në zjarr për t´u djegur.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Daniel 7:12|
									Sa për kafshët e tjera, u hoq sundimi i tyre por iu lejua atyre një zgjatje e jetës për një periudhë të caktuar kohe.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Daniel 7:13|
									Unë shikoja disa vegime nate, dhe ja mbi retë e qiellit po vinte dikush që i ngjante një Biri njeriu; ai arriti deri te i Lashti i ditëve dhe iu afrua atij.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Daniel 7:14|
									Atij iu dha sundimi, lavdia dhe mbretëria, me qëllim që gjithë popujt, kombet dhe gjuhët t´i shërbenin; sundimi i tij është një sundim i përjetshëm që nuk do të kalojë, dhe mbretëria e tij është një mbretëri që nuk do shkatërrohet kurrë".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18