- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									27
									 
									 
									|Daniel 8:27|
									Dhe unë, Danieli, e ndjeva veten të sfilitur dhe qeshë i sëmurë disa ditë; pastaj u ngrita dhe u interesova për punët e mbretit. Unë isha i tronditur nga vegimi, por askush nuk e vuri re.									
									    
								 
- 
									
									1
									 
									 
									|Daniel 9:1|
									Në vitin e parë të Darit, birit të Asueros, nga fisi i Mediasve, i cili u bë mbret i Kaldeasve,									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Daniel 9:2|
									në vitin e parë të mbretërimit të tij, unë, Danieli, kuptova nga librat numrin e viteve në të cilët, sipas fjalës të Zotit që i ishte drejtuar Jeremias duhet të kryheshin shkretimet e Jeruzalemit, domethënë shtatëdhjetë vjet.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Daniel 9:3|
									E ktheva, pra, fytyrën time drejt Zotit Perëndi, duke e kërkuar me lutje e stërlutje, me agjërim, me thesin dhe me hirin.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Daniel 9:4|
									Kështu bëra lutjen time dhe rrëfimin tim Zotit, Perëndisë tim, duke thënë: "O Zot, Perëndi i madh dhe i tmerrshëm, që e ruan besëlidhjen tënde dhe dhembshurinë tënde me ata që të duan dhe respektojnë urdhërimet e tua,									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Daniel 9:5|
									ne kemi mëkatuar dhe kemi vepruar në mënyrë të çoroditur, kemi qenë të këqij dhe u rebeluam, duke u larguar nga urdhërimet e tua dhe nga dekretet e tua.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Daniel 9:6|
									Nuk kemi dëgjuar profetët, shërbëtorët e tu, që u kanë folur në emrin tënd mbretërve tanë, krerëve tanë, etërve tanë dhe tërë popullit të vendit.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Daniel 9:7|
									O Zot, ty të përket drejtësia, por neve turpi i fytyrës ashtu si po ndodh pikërisht sot me burrat e Judës, me banorët e Jeruzalemit dhe me gjithë Izraelin, me ata që janë afër dhe me ata që janë larg,  në të tëra vendet ku i ke shpërndarë, për  shkak të pabesisë që kanë kryer kundër teje.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Daniel 9:8|
									O Zot, turpi i fytyrës është për ne, për mbretërit tanë, për krerët tanë dhe për etërit tanë, sepse kemi mëkatuar kundër teje.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Daniel 9:9|
									Zotit, Perëndisë tonë, i përkasin mëshira dhe ndjesa, sepse jemi rebeluar kundër tij,									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18