-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Deuteronomio 19:1|
"Kur Zoti, Perëndia yt, të ketë shfarosur kombet e vendeve që të jep dhe ti t´i kesh dëbuar dhe të banosh në qytetet dhe shtëpitë e tyre,
-
2
|Deuteronomio 19:2|
do të veçosh tri qytete, në mes të vendit, që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi.
-
3
|Deuteronomio 19:3|
Do të përgatisësh rrugë dhe do ta ndash në tri pjesë vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi, me qëllim që çdo vrasës të mund të strehohet në të.
-
4
|Deuteronomio 19:4|
Dhe ky është rregulli për vrasësin që strehohet aty, që të shpëtojë jetën e tij: kushdo që ka vrarë të afërmin e tij pa dashje, pa e urryer më parë.
-
5
|Deuteronomio 19:5|
Kështu, kur dikush shkon me shokun e tij në pyll për të prerë dru dhe, ndërsa i bie një druri me sëpatë, sëpata del nga bishti dhe godet shokun që pastaj vdes, ai person do të strehohet në një nga këto qytete dhe do ta shpëtojë jetën;
-
6
|Deuteronomio 19:6|
sepse hakmarrësi i gjakut, ndërsa zemërimi i vlon në zemër, të mos e ndjekë vrasësin dhe ta arrijë, kur rruga është shumë e gjatë, dhe ta vrasë edhe pse nuk e meriton vdekjen, sepse në të kaluarën nuk e kishte urryer shokun e tij.
-
7
|Deuteronomio 19:7|
Prandaj të urdhëroj në këtë mënyrë: "Veço tri qytete".
-
8
|Deuteronomio 19:8|
Në rast se më pas Zoti, Perëndia yt, zgjeron kufijtë e tu, ashtu si u është betuar etërve të tu dhe ta jep tërë vendin që u kishte premtuar t´ua jepte etërve të tu,
-
9
|Deuteronomio 19:9|
në rast se ti respekton këto urdhra që unë të jap sot, duke e dashur Zotin, Perëndinë tënd, dhe duke ecur gjithnjë në rrugët e tij, atëherë do t´u shtosh tri qytete të tjera tri të parave,
-
10
|Deuteronomio 19:10|
me qëllim që të mos derdhet gjak i pafajshëm në mes të vendit që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi dhe ti të mos bëhesh fajtor për vrasje.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7