- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Deuteronomio 19:11|
									Por në rast se një njeri urren të afërmin e tij, i zë pritë, e sulmon dhe e plagos për vdekje, dhe pastaj strehohet në një nga këto qytete,									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Deuteronomio 19:12|
									pleqtë e qytetit të tij do të dërgojnë ta marrin që andej dhe do t´ia dorëzojnë hakmarrësit të gjakut që të vritet.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Deuteronomio 19:13|
									Syri yt nuk do të ketë mëshirë për të, por do t´i heqësh Izraelit fajin që ka derdhur gjak të pafajshëm, dhe kështu do të kesh mbarësi.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Deuteronomio 19:14|
									Nuk do të lëvizësh kufijtë e të afërmit tënd, të vendosura nga pasardhësit në trashëgiminë që do të gëzosh në vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep në zotërim.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Deuteronomio 19:15|
									Një dëshmitar i vetëm nuk mjafton për të akuzuar dikë për çfarëdo krimi apo mëkati të kryer; fakti do të përcaktohet me deponimin e dy ose tre dëshmitarëve.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Deuteronomio 19:16|
									Në rast se kundër dikujt ngrihet një dëshmitar i rremë dhe e akuzon për një krim,									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Deuteronomio 19:17|
									atëherë dy njerëzit midis të cilëve zhvillohet mosmarrëveshja do të paraqiten përpara Zotit, përpara priftërinjve dhe gjykatësve në funksion ato ditë.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Deuteronomio 19:18|
									Gjykatësi do ta hetojë me kujdes çështjen; dhe në rast se del që ai dëshmitar është një dëshmitar i rremë, që ka deponuar gënjeshtra kundër vëllait,									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Deuteronomio 19:19|
									atëherë do t´i bëni atij atë që kishte ndër mënd t´i bënte vëllait të tij. Kështu do ta shkulni të keqen nga mesi juaj.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Deuteronomio 19:20|
									Të tjerët do ta mësojnë dhe do të trëmben, dhe qysh atëherë nuk do të kryhet më në mes tuaj një veprim aq i keq.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18