-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Deuteronomio 3:1|
"Pastaj u kthyem dhe u ngjitëm nëpër rrugën e Bashanit; dhe Ogu, mbret i Bashanit, me gjithë njerëzit e tij, na doli kundër për t´u ndeshur në Edrej.
-
2
|Deuteronomio 3:2|
Por Zoti më tha: "Mos ki frikë nga ai, sepse unë do ta jap atë në duart e tua, tërë njerëzit e tij dhe vendin e tij; do t´i bësh atij atë që i bëre Sihonit, mbretit të Amorejve, që banonte në Heshbon".
-
3
|Deuteronomio 3:3|
Kështu Zoti, Perëndia ynë, na dha në dorë edhe Ogun, mbretin e Bashanit, me gjithë njerëzit e tij; dhe ne e mundëm atë pa lënë gjallë asnjë.
-
4
|Deuteronomio 3:4|
Në atë kohë pushtuam tërë qytetet e tij; nuk pati qytet që nuk ra në dorën tonë: gjashtëdhjetë qytete, tërë krahina e Argobit, mbretëria e Ogut në Bashan.
-
5
|Deuteronomio 3:5|
Tërë këto qytete ishin të fortifikuara me mure të larta, porta dhe shufra hekuri, pa llogaritur një numër të madh fshatrash.
-
6
|Deuteronomio 3:6|
Ne vendosëm t´i shfarosim, ashtu si kishim vepruar me Sihonin, mbretin e Heshbonit, duke shkatërruar plotësisht tërë qytetet, duke shfarosur burrat, gratë dhe fëmijët.
-
7
|Deuteronomio 3:7|
Por mbajtëm si plaçkë tërë bagëtinë dhe plaçkat e qyteteve të tyre.
-
8
|Deuteronomio 3:8|
Në atë kohë, pra, morëm nga duart e dy mbretërve të Amorejve vendin që ndodhet matanë Jordanit, nga përroi i Armonit deri në malin e Hermonit,
-
9
|Deuteronomio 3:9|
(Hermoni quhet Sirion nga Sidonët dhe Senir nga Amorejtë),
-
10
|Deuteronomio 3:10|
të gjitha qytetet e fushës, tërë Galaadin, tërë Bashanin deri në Salkah dhe në Edrej, qytete të mbretërisë së Ogut në Bashan.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7