- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Deuteronomio 3:11|
									Sepse Ogu, mbret i Bashanit, ishte i vetmi që kishte mbetur gjallë nga fisi i gjigantëve. Ja, shtratin i tij ishte një shtrat prej hekuri (a nuk ndodhet sot ndofta në Rabah të Amonitëve?). Ai është  i gjatë nëntë kubitë dhe i gjerë katër kubitë,  simbas kubitit të njeriut.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Deuteronomio 3:12|
									Në atë kohë ne pushtuam këtë vend; unë u dhashë Rubenitëve dhe Gaditëve territorin e Aroerit, gjatë përroit Arnon deri në gjysmën e krahinës malore të Galaadit së bashku me qytetet e tij;									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Deuteronomio 3:13|
									dhe i dhashë gjysmës së fisit të Manasit mbetjen e Galaadit dhe tërë Bashanin, mbretërinë e Ogut (tërë krahinën e Argobit me gjithë Bashanin, që quhej vendi i gjigantëve.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Deuteronomio 3:14|
									Jairi, bir i Manasit, mori tërë krahinën e Argobit, deri në kufijtë e Geshuritëve dhe të Maakathitëve; dhe u vuri emrin e tij lagjeve të Bashanit, që edhe sot quhen qytetet e Jairit).									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Deuteronomio 3:15|
									Dhe i dhashë Makirin Galaadit.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Deuteronomio 3:16|
									Rubenitëve dhe Gaditëve u dhashë territorin e Galaadit deri në përroin e Armonit, bashkë me gjysmën e lumit që shërben si kufi, dhe deri në lumin Jabok, që është kufiri i bijve të Amonit,									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Deuteronomio 3:17|
									dhe Arabahun, me Jordanin si kufi, nga Kinerethi deri në bregun lindor të detit të Arabahut poshtë shpatëve të Pisgahut.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Deuteronomio 3:18|
									Në atë kohë unë ju dhashë këtë urdhër, duke thënë: "Zoti, Perëndia juaj, ju ka dhënë këtë vend që ta zotëroni. Ju të gjithë, njerëz trima, do të kaloni Jordanin të armatosur, në krye të bijve të Izraelit, të vëllezërve tuaj.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Deuteronomio 3:19|
									Por bashkëshortet tuaja, të vegjëlit dhe bagëtia juaj (e di që keni shumë bagëti) do të mbeten në qytetet që ju kam dhënë,									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Deuteronomio 3:20|
									për deri sa Zoti t´i lërë vëllezërit tuaj të çlodhen, ashtu siç bëri me juve, dhe të shtien edhe ata në dorë vendin që Zoti, Perëndia juaj, u jep atyre matanë Jordanit. Pastaj secili ka për t´u kthyer në trashëgiminë që ju dhashë".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18