-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Deuteronomio 7:1|
"Kur Zoti, Perëndia yt, do të të fusë në vendin ku ti po hyn për ta zotëruar atë, dhe kur të ketë dëbuar para teje shumë kombe: Hitejtë, Girgashejtë, Amorejtë, Kananejtë, Perezejtë, Hivejtë dhe Gebusejtë,
-
2
|Deuteronomio 7:2|
dhe kur Zoti, Perëndia yt, t´i ketë lënë në pushtetin tënd, ti do t´i mundësh dhe do të vendosësh shfarosjen e tyre, nuk do të bësh asnjë aleancë me ta dhe nuk do të tregosh asnjë mëshirë ndaj tyre.
-
3
|Deuteronomio 7:3|
Nuk do të lidhësh martesë me ta. Nuk do t´u japësh bijat e tua bijve të tyre dhe nuk do të marrësh bijat e tyre për bijtë e tu,
-
4
|Deuteronomio 7:4|
sepse do t´i largonin bijtë e tu nga unë për t´u shërbyer perëndive të tjera, dhe zemërimi i Zotit do të ndizej kundër jush dhe do t´ju shkatërronte menjëherë.
-
5
|Deuteronomio 7:5|
Por me ta do të silleni kështu: do të shkatërroni altarët e tyre, do të copëtoni kolonat e tyre të shenjta, do të rrëzoni Asherimet e tyre dhe do t´u vini flakën shëmbëlltyrave të tyre të gdhendura.
-
6
|Deuteronomio 7:6|
Me qenë se ti je një popull që je shenjtëruar tek Zoti, Perëndia yt; Zoti, Perëndia yt, të ka zgjedhur për të qenë thesari i tij i veçantë midis tërë popujve që ndodhen mbi faqen e dheut.
-
7
|Deuteronomio 7:7|
Zoti nuk e ka vënë dashurinë e tij mbi ju, as nuk ju ka zgjedhur, sepse nuk ishit më të shumtë nga asnjë popull tjetër; ju ishit në fakt më i vogli i të gjithë popujve;
-
8
|Deuteronomio 7:8|
por sepse Zoti ju do dhe ka dashuri të mbajë betimin që u ka bërë etërve tuaj, ai ju nxori me një dorë të fuqishme dhe ju shpëtoi nga shtëpia e skllavërisë, nga dora e Faraonit, mbretit të Egjiptit.
-
9
|Deuteronomio 7:9|
Prano, pra, që Zoti, Perëndia yt, është Perëndia, Perëndia besnik që respekton besëlidhjen e tij dhe tregohet i mbarë deri në brezin e njëmijtë ndaj atyre që e duan dhe që zbatojnë urdhërimet e tij,
-
10
|Deuteronomio 7:10|
por u përgjigjet menjëherë atyre që e urrejnë, duke i zhdukur; ai nuk vonon, por do t´u përgjigjet menjëherë atyre që e urrejnë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7