-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Deuteronomio 7:21|
Mos ki frikë prej tyre, sepse Zoti, Perëndia yt, është në mes jush, një Perëndi i madh dhe i tmerrshëm.
-
22
|Deuteronomio 7:22|
Zoti, Perëndia yt, do t´i dëbojë pak e nga pak këto kombe para teje; ti nuk do të arrish t´i zhdukësh menjëherë, sepse përndryshe bishat e fushës do të shtoheshin shumë kundër teje;
-
23
|Deuteronomio 7:23|
por Zoti, Perëndia yt, do t´i vërë nën pushtetin tënd, dhe do t´i hutojë shumë deri sa të shfarosen.
-
24
|Deuteronomio 7:24|
Do të japë në duart e tua mbretërit e tyre dhe ti do të zhdukësh emrat e tyre nën qiejtë; askush nuk mund të rezistojë para teje, deri sa t´i kesh shfarosur.
-
25
|Deuteronomio 7:25|
Do t´u vësh flakën shëmbëlltyrave të gdhendura të perëndive të tyre; nuk do të dëshirosh arin dhe argjendin që ndodhet mbi to dhe nuk do ta marrësh për vete, përndryshe do të biesh në kurth, sepse kjo është një gjë e neveritshme për Zotin, Perëndinë tënd;
-
26
|Deuteronomio 7:26|
dhe nuk do të futësh gjëra të neveritshme në shtëpinë tënde, sepse do të dënohesh me shkatërrim ashtu si ato gjëra; do ta urresh dhe do ta kesh neveri plotësisht, sepse është një gjë e caktuar për t´u shkatërruar".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 17-19