- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									18
									 
									 
									|Deuteronomio 3:18|
									Në atë kohë unë ju dhashë këtë urdhër, duke thënë: "Zoti, Perëndia juaj, ju ka dhënë këtë vend që ta zotëroni. Ju të gjithë, njerëz trima, do të kaloni Jordanin të armatosur, në krye të bijve të Izraelit, të vëllezërve tuaj.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Deuteronomio 3:19|
									Por bashkëshortet tuaja, të vegjëlit dhe bagëtia juaj (e di që keni shumë bagëti) do të mbeten në qytetet që ju kam dhënë,									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Deuteronomio 3:20|
									për deri sa Zoti t´i lërë vëllezërit tuaj të çlodhen, ashtu siç bëri me juve, dhe të shtien edhe ata në dorë vendin që Zoti, Perëndia juaj, u jep atyre matanë Jordanit. Pastaj secili ka për t´u kthyer në trashëgiminë që ju dhashë".									
									    
								 
- 
									
									21
									 
									 
									|Deuteronomio 3:21|
									Në atë kohë urdhërova gjithashtu Jozueun, duke thënë: "Sytë e tu kanë parë të gjitha ato që Zoti, Perëndia juaj, u ka bërë këtyre dy mbretërve; në të njëjtën mënyrë do të veprojë Zoti në të gjitha mbretëritë që do të përshkosh.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Deuteronomio 3:22|
									Mos kini frikë prej tyre, sepse Zoti, Perëndia juaj, ka për të luftuar ai vetë për ju".									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Deuteronomio 3:23|
									Në të njëjtën kohë unë iu luta Zotit, duke i thënë:									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Deuteronomio 3:24|
									O Zot, O Zot, ti ke filluar t´i tregosh shërbëtorit tënd madhështinë tënde dhe dorën e fuqishme që ke; sepse cila është perëndia në qiell apo në tokë që mund të kryejë vepra dhe mrekulli si ato që bën ti?									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Deuteronomio 3:25|
									Prandaj më ler të kaloj Jordanin për të parë vendin e bukur që është matanë tij, krahinën e bukur malore dhe Libanin".									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Deuteronomio 3:26|
									Por Zoti u zemërua me mua, për shkakun tuaj, dhe nuk e plotësoi dëshirën time. Kështu Zoti më tha: "Mjaft me kaq; mos më fol më për këtë gjë.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Deuteronomio 3:27|
									Ngjitu në majën e Pisgahut, hidh sytë nga perëndimi, nga veriu, nga jugu dhe nga lindja dhe sodit me sytë e tu, sepse ti nuk do ta kalosh këtë Jordan.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18