-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
4
|Deuteronomio 34:4|
Zoti tha: "Ky është vendi që u premtova me betim Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, duke u thënë: "Unë do t´ua jap pasardhësve tuaj". Ti e pe me sytë e tua, por nuk do të hysh në të!".
-
5
|Deuteronomio 34:5|
Kështu Moisiu, shërbëtori i Zoit, vdiq aty, në vendin e Moabit, simbas fjalës së Zotit.
-
6
|Deuteronomio 34:6|
Dhe Zoti e varrosi në luginën e vendit të Moabit, përballë Beth-Peorit; dhe askush nuk e ka mësuar deri më sot vendin e varrit të tij.
-
7
|Deuteronomio 34:7|
Moisiu ishte njëqind e njëzet vjeç kur vdiq; shikimi i tij nuk ishte dobësuar dhe fuqia e tij nuk i qe mpakur.
-
8
|Deuteronomio 34:8|
Bijtë e Izraelit e qanë në fushat e Moabit tridhjetë ditë; pastaj ditët e zisë dhe të vajtimit për Moisiun morën fund.
-
9
|Deuteronomio 34:9|
Atëherë Jozueu, bir i Nunit, u mbush me frymën e diturisë, sepse Moisiu kishte vënë duart mbi të; kështu bijtë e Izraelit iu bindën atij dhe vepruan ashtu si e kishte urdhëruar Moisiun Zoti.
-
10
|Deuteronomio 34:10|
Nuk doli më në Izrael një profet i ngjashëm me Moisiun, me të cilin Zoti fliste sy për sy,
-
11
|Deuteronomio 34:11|
në të gjitha shenjat dhe mrekullitë që Zoti e dërgoi të bënte në vendin e Egjiptit para Faraonit, para tërë shërbëtorëve të tij dhe tërë vendit të tij,
-
12
|Deuteronomio 34:12|
në të gjithë madhështinë e fuqisë dhe në të gjitha gjërat e mëdha dhe të tmerrshme që Moisiu kreu përpara syve të të gjithë Izraelit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10