- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									15
									 
									 
									|Deuteronomio 32:15|
									Por Jeshuruni u majm dhe kundërshtoi (je bërë i majmë, i trashë dhe i dhjamur); braktisi Perëndinë që e ka bërë dhe përçmoi Shkëmbin e shpëtimit të tij.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Deuteronomio 32:16|
									Ata nxitën smirën e tij me perëndi të huaja, provokuan zemërimin e tij me veprime të neveritshme.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Deuteronomio 32:17|
									U kanë bërë flijime demonëve që nuk janë Perëndi, perëndive që nuk njihnin, perëndive të reja, të shfaqura kohët e fundit, që etërit tuaj nuk ua kishin frikën.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Deuteronomio 32:18|
									Ke lënë pas dore Shkëmbin që të ka pjellë dhe ke harruar Perëndinë që të ka formuar.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Deuteronomio 32:19|
									Por Zoti e pa këtë dhe i hodhi poshtë, për shkak të provokimit të bijve të tij dhe të bijave të tij,									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Deuteronomio 32:20|
									dhe tha: "Unë do t´u fsheh atyre fytyrën time dhe do të shoh cili do të jetë fundi i tyre, sepse janë një brez i degjeneruar, bij tek të cilët nuk ka fare besnikëri.									
									    
								 
- 
									
									21
									 
									 
									|Deuteronomio 32:21|
									Ata më kanë bërë ziliqar me atë që nuk është Perëndi, kanë provokuar zemërimin tim me idhujt e tyre të kotë; dhe unë do t´i bëj ziliqarë me njerëz që nuk janë një popull, do të ngacmoj smirën e tyre me një komb që s´është në vete.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Deuteronomio 32:22|
									Sepse një zjarr është ndezur gjatë zemërimit tim dhe ka për të djegur pjesët më të thella të Sheolit; do të gllabërojë tokën dhe prodhimet e saj dhe do t´u vërë zjarrin themeleve të maleve.									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Deuteronomio 32:23|
									Unë do të mblesh mbi ta mjerime, do t´i mbaroj shigjetat e mia kundër tyre.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Deuteronomio 32:24|
									Ata do të veniten nga uria, do të përpihen nga një vapë djegëse dhe nga një murtajë e tmerrshme; do të dërgoj kundër tyre dhëmbët e kafshëve të egra, me helmin e gjarpërinjve që hiqen zvarrë nëpër pluhur.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18