-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
15
|Deuteronomio 31:15|
Dhe Zoti u paraqit në çadër në një shtyllë reje; dhe shtylla e resë u ndal në hyrjen e çadrës.
-
16
|Deuteronomio 31:16|
Dhe Zoti i tha Moisiut: "Ja, ti do të shkosh të flesh bashkë me etërit e tu; dhe ky popull do të çohet dhe do të kurvërohet duke shkuar pas perëdive të huaja të vendit në mes të të cilit po shkon; dhe do të më braktisë mua dhe do të shkelë besëlidhjen që kam lidhur me të.
-
17
|Deuteronomio 31:17|
Dhe atë ditë zemërimi im do të ndizet kundër tyre; unë do t´i braktis dhe do t´u fsheh fytyrën time, dhe do të përpihen. Shumë të këqia dhe fatkeqësi do t´u bien përsipër; dhe atë ditë ata do të thonë: "Këto të këqia na kanë zënë ndofta sepse Perëndia ynë nuk është në mes nesh?".
-
18
|Deuteronomio 31:18|
Atë ditë unë do ta fsheh me siguri fytyrën time për shkak të tërë të këqiave që ata kanë bërë, duke iu drejtuar perëndive të tjera.
-
19
|Deuteronomio 31:19|
Tani shkruajeni për ju këtë kantik dhe mësojuani bijve të Izraelit; vëreni në gojën e tyre, me qëllim që ky kantik të më shërbejë si dëshmi kundër bijve të Izraelit.
-
20
|Deuteronomio 31:20|
Kur t´i kem futur në vendin, që u premtova etërve të tyre me betim, aty ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, dhe ata të kenë ngrënë, të jenë ngopur dhe të kenë vënë dhjamë, atëherë do t´u drejtohen perëndive të tjera për t´i shërbyer, dhe do të përçmojnë dhe do të shkelin besëlidhjen time.
-
21
|Deuteronomio 31:21|
Atëherë do të ndodhë që kur shumë të këqia dhe fatkeqësi do t´u kenë zënë, ky himn fetar do të dëshmojë kundër tyre, sepse ai nuk do të harrohet dhe do të mbetet mbi buzët e pasardhësve të tyre; unë njoh në fakt qëllimet e tyre, edhe para se t´i kem futur në vendin që u kam premtuar me betim".
-
22
|Deuteronomio 31:22|
Kështu Moisiu e shkrojti atë ditë këtë kantik dhe ua mësoi bijve të Izraelit.
-
23
|Deuteronomio 31:23|
Pastaj i dha urdhërat e tij Jozueut, birit të Nunit dhe i tha: "Të jesh i fortë dhe trim, sepse ti do t´i futësh bijtë e Izraelit në vendin që u kam premtuar me betim; dhe unë do të jem me ty".
-
24
|Deuteronomio 31:24|
Kur Moisiu mbaroi së shkruari në një libër tërë fjalët e këtij ligji,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7