-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
15
|Deuteronomio 30:15|
Shiko, unë vë sot para teje jetën dhe të mirën, vdekjen dhe të keqen;
-
16
|Deuteronomio 30:16|
prandaj unë të urdhëroj ta duash Zotin, Perëndinë tënd, të ecësh në rrugët e tij, të respektosh urdhërimet, statutet dhe dekretet e tij, që ti të jetosh dhe të shumëzohesh; dhe Zoti, Perëndia yt, do të të bekojë në vendin që ti po shkon për ta pushtuar.
-
17
|Deuteronomio 30:17|
Por në qoftë se zemra jote shikon gjetiu dhe ti nuk bindesh dhe e lë veten të biesh përmbys para perëndive të tjera dhe t´u shërbesh atyre,
-
18
|Deuteronomio 30:18|
unë ju deklaroj sot që me siguri keni për t´u zhdukur, që nuk do t´i zgjatni ditët tuaja në vendin ku po gatiteni të hyni për ta pushtuar, duke kaluar Jordanin.
-
19
|Deuteronomio 30:19|
Unë marr sot si dëshmitarë kundër teje qiellin dhe tokën, që unë të kam vënë përpara jetës dhe vdekjes, bekimit dhe mallkimit; zgjidh, pra, jetën që të mund të jetoni ti dhe pasardhësit e tu,
-
20
|Deuteronomio 30:20|
dhe të mund ta duash Zotin, Perëndinë tënd, t´i bindesh zërit të tij dhe të qendrosh i lidhur ngushtë me të, sepse ai është jeta jote dhe gjatësia e ditëve të tua, kështu që ti të mund të jetosh në vendin që Zoti u betua t´u japë etërve të tu: Abrahamit, Isakut dhe Jakobit".
-
1
|Deuteronomio 31:1|
Moisiu shkoi dhe u drejtoi edhe këto fjalë tërë Izraelit,
-
2
|Deuteronomio 31:2|
dhe u tha banorëve të tij: "Unë jam sot njëqind e njëzet vjeç, nuk mundem më të hyj dhe të dal; përveç kësaj Zoti më ka thënë: "Ti nuk do ta kalosh Jordanin".
-
3
|Deuteronomio 31:3|
Zoti, Perëndia yt, do të kalojë ai vetë para teje, dhe do të shkatërrojë para teje këto kombe, dhe ti do t´i shpronësosh; vetë Jozueu do të kalojë para teje, siç e ka thënë Zoti.
-
4
|Deuteronomio 31:4|
Dhe Zoti do t´u bëjë atyre atë që u bëri Sihonit dhe Ogut, mbretit të Amorejve, dhe vendit të tyre, kur i shkatërroi.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13