- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									25
									 
									 
									|Deuteronomio 32:25|
									Nga jashtë shpata do t´i privojë nga fëmijët, nga brenda terrori, duke shkaktuar njëkohësisht vdekjen e të riut dhe të virgjëreshës, të foshnjës së gjirit dhe të plakut të thinjur.									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Deuteronomio 32:26|
									Unë kam thënë: "Do t´i fshij një herë e mirë, do të zhduk kujtimin e tyre në mes të njerëzve",									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Deuteronomio 32:27|
									por i trembem provokimit të armikut, sepse kundërshtarët e tyre, duke interpretuar keq situatën, mund të thonë: "Triumfoi dora jonë dhe jo Zoti i cili ka bërë tërë këto gjëra!".									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Deuteronomio 32:28|
									Sepse janë një komb që ka humbur gjykimin dhe nuk ka në ta asnjë zgjuarësi.									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Deuteronomio 32:29|
									Po të ishin të urtë do ta kuptonin këtë, do të merrnin parasysh fundin që i pret.									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Deuteronomio 32:30|
									Si do të mundte një person i vetëm të ndiqte një mijë e dyqind veta dhe, dy persona të bënin të iknin dhjetë mijë veta, po të mos i kishte shitur Shkëmbi dhe po të mos i kishte dorëzuar Zoti tek armiku?									
									    
								 
- 
									
									31
									 
									 
									|Deuteronomio 32:31|
									Sepse shkëmbi i tyre nuk është si Shkëmbi ynë; vetë armiqtë tanë janë gjykatësit e tyre;									
									    
								 
- 
									
									32
									 
									 
									|Deuteronomio 32:32|
									por hardhia e tyre vjen nga hardhia e Sodomës dhe nga fushat e Gomorës; rrushi i tyre është i helmatisur dhe vilet e rrushit të tyre janë të hidhura;									
									    
								 
- 
									
									33
									 
									 
									|Deuteronomio 32:33|
									vera e tyre është një helm gjarpërinjsh, një helm mizor gjarpërinjsh helmonjës.									
									    
								 
- 
									
									34
									 
									 
									|Deuteronomio 32:34|
									E tërë kjo a nuk është ruajtur vallë pranë meje, e vulosur në thesaret e mia?									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18