-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
16
|Deuteronomio 8:16|
dhe që në shkretëtirë të ka ushqyer me manë të cilën etërit e tu nuk e njihnin, për të të përulur dhe për të të vënë në provë dhe së fundi për të të bërë të mirë.
-
17
|Deuteronomio 8:17|
Ruhu, pra, të thuash në zemrën tënde: "Forca ime dhe fuqia e dorës sime m´ikanë siguruar këto pasuri".
-
18
|Deuteronomio 8:18|
Por kujto Zotin, Perëndinë tënd, sepse ai të jep forcën për të fituar pasuri, për të ruajtur besëlidhjen për të cilën Ai iu betua etërve të tu, ashtu siç është në fuqi sot.
-
19
|Deuteronomio 8:19|
Por në qoftë se ti harron Zotin, Perëndinë tënd, për të shkuar pas perëndive të tjera dhe për t´u shërbyer dhe për të rënë përmbys para tyre, unë sot shpall solemnisht para jush se do të vdisni me siguri.
-
20
|Deuteronomio 8:20|
Do të vdisni si kombet që Zoti zhduk para jush, sepse nuk e keni dëgjuar zërin e Zotit, Perëndisë tuaj".
-
1
|Deuteronomio 9:1|
"Dëgjo, o Izrael! Sot ti do të kalosh Jordanin për të hyrë dhe për të pushtuar kombe më të mëdha dhe më të fuqishme se ti, qytete të mëdha dhe të fortifikuara deri në qiell,
-
2
|Deuteronomio 9:2|
një popull të madh dhe me shtat të lartë, pasardhësit e Anakimëve që ti i njeh, dhe për të cilët ke dëgjuar të thonë: "Kush mund t´i përballojë pasardhësit e Anakut?".
-
3
|Deuteronomio 9:3|
Dije, pra, që sot Zoti, Perëndia yt, është ai që do të marshojë para teje si një zjarr gllabërues; ai do t´i shkatërrojë dhe do t´i rrëzojë para teje; kështu ti do t´i përzësh dhe do t´i vrasësh shpejt, ashtu si të ka thënë Zoti.
-
4
|Deuteronomio 9:4|
Kur Zoti, Perëndia yt, do t´i ketë dëbuar para teje, mos thuaj në zemrën tënde: "Éshtë për shkak të drejtësisë sime që Zoti më dha në zotërim këtë vend". Éshtë përkundrazi ligësia e këtyre kombeve që e shtyu Zotin t´i dëbojë para teje.
-
5
|Deuteronomio 9:5|
Jo, nuk është as nga drejtësia jote as nga ndershmëria e zemrës sate, që ti hyn për të pushtuar vendin e tyre, por nga ligësia e këtyre kombeve që Zoti, Perëndia yt, po i dëbon para teje, dhe për të mbajtur fjalën e dhënë etërve të tu, Abrahamit, Isakut dhe Jakobit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13