-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Deuteronomio 13:1|
"Në rasat se midis jush del një profet apo një ëndërrimtar dhe ju propozon një shenjë apo një mrekulli,
-
2
|Deuteronomio 13:2|
dhe shenja apo mrekullia për të cilën ju foli realizohet dhe ai thotë: "Le të shkojmë pas perëndive të tjera që ti nuk i ke njohur kurrë dhe le t´u shërbejmë",
-
3
|Deuteronomio 13:3|
ti nuk do të dëgjosh fjalët e këtij profeti apo të këtij ëndërrimtari, sepse Zoti, Perëndia juaj, ju vë në provë për të ditur në se e doni Zotin, Perëndinë tuaj, me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.
-
4
|Deuteronomio 13:4|
Do të shkoni pas Zotit, Perëndisë tuaj, do të keni frikë nga ai, do të respektoni urdhërimet e tij, do t´i bindeni zërit të tij, do t´i shërbeni dhe do të jeni të lidhur ngushtë me të.
-
5
|Deuteronomio 13:5|
Por ai profet ose ai ëndërrimtar do të vritet, sepse ka folur në mënyrë që t´ju largojë nga Zoti, Perëndia juaj, që ju nxori nga vendi i Egjiptit dhe ju çliroi nga shtëpia e skllavërisë, për t´ju çuar jashtë rrugës në të cilën Zoti, Perëndia yt, të ka urdhëruar të ecësh. Në këtë mënyrë do të shkulësh të keqen nga gjiri yt.
-
6
|Deuteronomio 13:6|
Në rast se vëllai yt, bir i nënës sate, biri yt ose bija jote, gruaja që prehet mbi gjirin tënd apo shoku që ti e do si shpirtin tënd të nxit fshehtazi, duke thënë: "Shkojmë t´u shërbejmë perëndive
-
7
|Deuteronomio 13:7|
hyjnive të popujve që ju rrethojnë, që janë pranë apo larg teje, nga një skaj i tokës deri në skajin tjetër të tokës,
-
8
|Deuteronomio 13:8|
mos iu nënshtro atij dhe mos e dëgjo; syri yt nuk duhet të ketë mëshirë për të; mos e kurse, mos e fsheh.
-
9
|Deuteronomio 13:9|
Por ti duhet ta vrasësh; dora jote të jetë e para që të ngrihet kundër tij, për ta vrarë; pastaj le të vijë dora e gjithë popullit.
-
10
|Deuteronomio 13:10|
Ti do ta vrasësh me gurë dhe ai do të vdesë, sepse ka kërkuar të të largojë nga Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga Egjipti, nga shtëpia e skllavërisë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16