-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|Deuteronomio 1:31|
dhe në shkretëtirë, ku ke parë se si Zoti, Perëndia yt, të ka shpënë ashtu si një njeri çon fëmijën e tij, gjatë gjithë rrugës që keni përshkuar deri sa arritët në këtë vend".
-
32
|Deuteronomio 1:32|
Megjithatë ju nuk patët besim tek Zoti, Perëndia juaj,
-
33
|Deuteronomio 1:33|
që shkonte në rrugë para jush për t´ju gjetur një vend ku të ngrinit çadrat, me zjarrin e natës dhe me renë e ditës, për t´ju treguar cilën rrugë duhet të ndiqnit.
-
34
|Deuteronomio 1:34|
"Kështu Zoti dëgjoi fjalët tuaja, u zemërua dhe u betua duke thënë:
-
35
|Deuteronomio 1:35|
Me siguri, asnjë nga njerëzit e këtij brezi të keq nuk do ta shohë vendin e mirë që jam betuar t´u jap etërve tuaj,
-
36
|Deuteronomio 1:36|
me përjashtim të Kalebit, birit të Jenufehut. Ai do ta shohë; atij dhe bijve të tij do t´u jap tokën që ai ka shkelur, sepse i ka shkuar pas Zotit plotësisht".
-
37
|Deuteronomio 1:37|
Edhe kundër meje Zoti u zemërua për fajin tuaj dhe tha: "As ti nuk ke për të hyrë;
-
38
|Deuteronomio 1:38|
por Jozueu, bir i Nunit, që qëndron para teje, ka për të hyrë; përforcoje, se ai do ta bëjë Izraelin ta zotërojë vendin.
-
39
|Deuteronomio 1:39|
Fëmijët tuaj, që ju thatë se do të bëhen pre e armiqve, që sot nuk njohin as të mirën as të keqen, janë ata që do të hyjnë; do t´jua jap atyre vendin dhe ata do ta zotërojnë.
-
40
|Deuteronomio 1:40|
Ju kthehuni prapa dhe shkoni nga shkretëtira, në drejtim të Detit të Kuq".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10