- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Eclesiastés 2:1|
									Unë thashë në zemrën time: "Eja tani, dua të të vë në provë me gëzimin, dhe ti do të gëzosh ëndjen". Por ja, edhe kjo është kotësi.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Eclesiastés 2:2|
									Për të qeshurit kam thënë: "Éshtë një marrëzi, dhe për gëzimin: "Kujt i shërben?".									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Eclesiastés 2:3|
									Kërkova në zemrën time si ta kënaq trupin tim me verë, duke e nxitur njëkohësisht zemrën time drejt diturisë dhe t´i qepet marrëzisë, deri sa të shoh cila është e mira që bijtë e njerëzve do të duhej  të bënin nën qiell tërë ditët e jetës së  tyre.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Eclesiastés 2:4|
									Kështu kreva punime të mëdha për vete; ndërtova shtëpi, mbolla vreshta,									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Eclesiastés 2:5|
									bëra kopshte dhe parqe, duke mbjellë drurë frutorë të çdo lloji;									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Eclesiastés 2:6|
									ndërtova pellgje për ujin me të cilat të mund të vadis pyllin që të rriten drurët.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Eclesiastés 2:7|
									Bleva shërbëtorë dhe shërbëtore dhe u bëra me shërbëtorë që lindën në shtëpi; pata pasuri të mëdha në kope me bagëti të trashë dhe të imët më tepër se ata që kishin qenë para meje në Jeruzalem.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Eclesiastés 2:8|
									Grumbullova për vete edhe argjend, ar dhe pasuritë e mbretërve dhe të krahinave; gjeta këngëtarë dhe këngëtare, kënaqësitë e bijve të njerëzve, dhe vegla muzikore të çdo lloji.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Eclesiastés 2:9|
									Kështu u bëra i madh dhe u begatova më tepër se ata që kishin qenë para meje në Jeruzalem; edhe dituria më mbeti mua.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Eclesiastés 2:10|
									Tërë ato që sytë e mi dëshironin, nuk ua mohova atyre; nuk i refuzova zemrës sime asnjë qejf, sepse zemra ime kënaqej me çdo punë timen; dhe ky ka qenë shpërblimi për çdo punë të bërë nga unë.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15