- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Eclesiastés 2:11|
									Pastaj u ktheva të shikoj tërë veprat që kishin bërë duart e mia dhe mundin tim për t´i kryer; dhe ja, të gjitha ishin kotësi dhe një kërkim për të kapur erën; nuk kishte asnjë përfitim nën diell.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Eclesiastés 2:12|
									Atëherë u ktheva të rrah me mend diturinë, marrëzinë dhe budallallëkun. "Çfarë do të bëjë njeriu që do të zërë vendin e mbretit, në mos atë që është bërë?".									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Eclesiastés 2:13|
									Pastaj kuptova që dituria ka një epërsi mbi budallallëkun, ashtu si drita ka një epërsi mbi errësirën.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Eclesiastés 2:14|
									I urti i ka sytë në kokë, kurse budallai ecën në errësirë; por kuptova gjithashtu që të dyve u është rezervuar i njëjti fat.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Eclesiastés 2:15|
									Kështu thashë në zemrën time: "Po ai fat që i takon budallait më takon edhe mua". ç´përfitim ke se ke qenë më i urtë?". Prandaj thashë në zemrën time: "Edhe kjo është kotësi".									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Eclesiastés 2:16|
									Nuk mbetet në fakt asnjë kujtim jetëgjatë si i njeriut të urtë ashtu edhe i njeriut budalla, sepse në ditët e ardhme gjithçka do të harrohet. Dhe ashtu si vdes budallai, në të njëjtën mënyrë vdes i urti.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Eclesiastés 2:17|
									Prandaj fillova të urrej jetën, sepse të gjitha ato që bëhen nën diell më janë bërë të neveritshme, sepse të gjitha janë kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Eclesiastés 2:18|
									Kështu kam urryer çdo mundim që kam kryer nën diell, sepse duhet t´i lë të gjitha atij që do të vijë pas meje.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Eclesiastés 2:19|
									Dhe kush e di në se do të jetë i urtë ose budalla? Sidoqoftë ai do të jetë zot i gjithë punës që kam kryer me mund dhe për të cilën kam përdorur diturinë nën diell. Edhe kjo është kotësi.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Eclesiastés 2:20|
									Kështu arrita të dëshpërohem në zemrën time për gjithë mundin që kam bërë nën diell.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15