-
-
Bibla Shqiptare
-
-
19
|Eclesiastés 5:19|
Çdo njeriu të cilit Perëndia i jep pasuri dhe të mira dhe të cilit i jep gjithashtu mundësinë t´i gëzojë ato, të marrë pjesën e vet dhe të gëzojë mundin e tij, kjo është një dhuratë e Perëndisë.
-
20
|Eclesiastés 5:20|
Në fakt ai nuk do të kujtojë shumë ditët e jetës së tij, sepse Perëndia i përgjigjet me gëzimin e zemrës së tij.
-
1
|Eclesiastés 6:1|
Éshtë një e keqe tjetër që kam parë nën diell dhe që është e përhapur midis njerëzve:
-
2
|Eclesiastés 6:2|
dikujt Perëndia i ka dhënë pasuri, të mira dhe lavdi, dhe nuk i mungon asgjë nga gjithë ato që mund të dëshirojë, por Perëndia nuk i jep mundësinë t´i gëzojë, por i gëzon një i huaj. Kjo është kotësi dhe një e keqe e madhe.
-
3
|Eclesiastés 6:3|
Në qoftë se dikujt i lindin njëqind bij dhe jeton shumë vite dhe të shumta janë ditët e viteve të tij, por shpirti i tij nuk ngopet me të mira dhe nuk ka as varr unë them se një dështim është më i lumtur se ai;
-
4
|Eclesiastés 6:4|
sepse ka ardhuar më kot dhe po ikën në terr, dhe emri i tij është mbuluar nga terri.
-
5
|Eclesiastés 6:5|
Edhe sikur të mos e ketë parë as njohur diellin, megjithatë ka më shumë pushim se tjetri.
-
6
|Eclesiastés 6:6|
Po, edhe sikur të duhej të jetonte dy herë një mijë vjet, por pa mundur të gëzojë të mirat e tij. A nuk mbarojnë të gjitha në po atë vend?
-
7
|Eclesiastés 6:7|
Tërë mundi i njeriut është për gojën e tij, megjithatë oreksi i tij nuk ngopet kurrë.
-
8
|Eclesiastés 6:8|
Ç´përfitim ka i urti mbi budallanë? ç´përfitim ka i varfëri në rast se di të ecë përpara njerëzve të gjallë?
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13