-
-
Bibla Shqiptare
-
-
3
|Eclesiastés 10:3|
Edhe kur budallai ecën rrugës, arsyeja i mungon dhe u tregon të gjithëve se është budalla.
-
4
|Eclesiastés 10:4|
Në qoftë se zemërimi i një mbreti ndizet kundër teje, mos e lër vendin tënd, sepse gjakftohtësia i fashit fyerjet edhe kur janë të rënda;
-
5
|Eclesiastés 10:5|
Éshtë një e keqe që kam parë nën diell, një gabim që vjen nga ai që qeveris;
-
6
|Eclesiastés 10:6|
marrëzia është vënë në detyra të larta, ndërsa të pasurit ulen në vënde të ulëta.
-
7
|Eclesiastés 10:7|
Kam parë shërbëtorë mbi kuaj dhe princa të ecin më këmbë si shërbëtorë.
-
8
|Eclesiastés 10:8|
Kush çel një gropë mund të bjerë brënda dhe kush rrëzon një mur mund të kafshohet nga një gjarpër.
-
9
|Eclesiastés 10:9|
Kush zhvendos gurë mund të plagoset dhe kush çan drutë vihet në rrezik.
-
10
|Eclesiastés 10:10|
Në qoftë se sëpata topitet dhe nuk mprehet, duhet të përdoret me më tepër forcë; por dituria ka epërsinë t´ia dalë gjithnjë mbarë.
-
11
|Eclesiastés 10:11|
Në qoftë se gjarpëri kafshon sepse nuk është magjepsur, magjistari bëhet i kotë.
-
12
|Eclesiastés 10:12|
Fjalët e gojës të të urtit janë plot hir, por buzët e budallait e shkatërrojnë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7