-
-
Bibla Shqiptare
-
-
23
|Efesios 5:23|
Ashtu si kisha i është nënshtruar Krishtit, kështu gratë duhet t´i nënshtrohen burrave të tyre në çdo gjë.
-
24
|Efesios 5:24|
Ju, burra, t´i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të,
-
25
|Efesios 5:25|
që ta shenjtërojë, pasi e pastroi me larjen e ujit me anë të fjalës,
-
26
|Efesios 5:26|
që ta nxjerrë atë përpara vetes të lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të ti-llë, por që të jetë e shenjtë dhe e paqortueshme.
-
27
|Efesios 5:27|
Kështu burrat duhet t´i duan gratë e veta porsi trupat e tyre; kush do gruan e vet do vetveten.
-
28
|Efesios 5:28|
Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butësi për të, sikurse edhe Zoti bën me kishën,
-
29
|Efesios 5:29|
sepse ne jemi gjymtyrë të trupit të tij, të mishit të tij dhe të kockave të tij.
-
30
|Efesios 5:30|
'Prandaj njeriu do të lërë babanë e vet dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet, dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm'.
-
31
|Efesios 5:31|
Ky mister është i madh; tani unë e them në lidhjen me Krishtin dhe me kishën.
-
32
|Efesios 5:32|
Por secili nga ju kështu ta dojë gruan e vet sikurse e do veten e vet; dhe po kështu gruaja ta respektojë burrin.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7