-
-
Bibla Shqiptare
-
-
33
|Efesios 5:33|
Fëmijë, binduni prindërve tuaj në Zotin, sepse kjo është e drejtë.
-
1
|Efesios 6:1|
'Ndero babanë tënd dhe nënën tënde', ky është urdhërimi i parë me premtim,
-
2
|Efesios 6:2|
'që ti të jesh mirë dhe të jetosh gjatë mbi dhe'.
-
3
|Efesios 6:3|
Dhe ju, etër, mos provokoni për zemërim fëmijtë tuaj, por i edukoni në disiplinë dhe në këshillë të Zotit.
-
4
|Efesios 6:4|
Ju, shërbëtorë, bindjuni zotërinjve tuaj sipas mishit me druajtje dhe dridhje, në thjeshtësinë e zemrës suaj, porsi Krishtit,
-
5
|Efesios 6:5|
duke mos shërbyer për sy e faqe, si ata që duan t´u pëlqejnë njerëzve, por si shërbëtorë të Krishtit, duke bërë vullnetin e Perëndisë me zemër,
-
6
|Efesios 6:6|
duke shërbyer me dashuri si për Krishtin dhe jo si për njerëzit,
-
7
|Efesios 6:7|
duke ditur se gjithsecili, qoftë skllav apo i lirë, po të bëjë të mirën, do të marrë shpërblimin nga Zoti.
-
8
|Efesios 6:8|
Dhe ju, zotërinj, bëni po kështu ndaj tyre, duke i lënë kërcënimet, duke ditur që i tyre dhe juaji Zot është në qiell dhe se tek ai nuk ka asnjë anësi.
-
9
|Efesios 6:9|
Për çfarë mbetet, vëllezërit e mi, forcohuni në Zotin dhe në forcën e fuqisë së tij.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13