- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Ester 2:1|
									Mbas këtyre ngjarjeve, kur zemërimi i mbretit Asuero u qetësua, atij iu kujtua Vashti, atë që kishte bërë ajo dhe çfarë kishte vendosur lidhur me të.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Ester 2:2|
									Atëherë shërbëtorët e mbretit që ishin në shërbim të tij i thanë: "Të kërkohen për mbretin vajza të virgjëra dhe të hijshme;									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Ester 2:3|
									mbreti le të caktojë në tërë krahinat e mbretërisë së tij komisarë, të cilët të mbledhin tërë vajzat e virgjëra të hijshme në qytetin e Suzës, në shtëpinë e grave nën mbikqyrjen e Hegait, eunukut të  mbretit dhe rojtar i grave, që do t´u japë  atyre melhemet për t´u pastruar.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Ester 2:4|
									Vajza që do t´i pëlqejë mbretit të bëhet mbretëreshë në vend të Vashtit". Ky propozim u pëlqye nga mbreti dhe kështu u veprua.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Ester 2:5|
									Në qytetin e Suzës ishte një jude i quajtur Mardoke, bir i Jairit, bir i Shimeit, bir i Kishit, një Beniaminit,									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Ester 2:6|
									që e kishin internuar nga Jeruzalemi bashkë me mërgimtarët e sjellë në robëri me Jekoniahun, mbretin e Judës, nga Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Ester 2:7|
									Ai e kishte rritur Hadasahun, domethënë Esterin, bijën e ungjit të tij, sepse ajo nuk kishte as baba as nënë. Vajza ishte e hijshme dhe kishte trup të bukur; pas vdekjes së atit dhe të nënes së saj, Mardokeu e mori si bijën e tij.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Ester 2:8|
									Kur urdhëri i mbretit dhe dekreti i tij u përhapën, dhe shumë vajza u mblodhën në qytetin e Suzës nën mbikqyrjen e Hegait, edhe Esterin e çuan në pallatin e mbretit nën mbikëqyrjen e Hegait, rojtarit të grave.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Ester 2:9|
									Vajza i pëlqeu dhe fitoi simpatinë e tij; kështu ai u shpejtua t´i japë melhemet për pastrimin dhe ushqimin e saj; i dha gjithashtu shtatë vajza të reja të zgjedhura në pallatin e mbretit dhe e zhvendosi  bashkë me to në apartamentin më të mirë  të shtëpisë së grave.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Ester 2:10|
									Esteri nuk kishte treguar asgjë as për popullin e saj as për vendin e prejardhjes së saj, sepse Mardokeu e kishte urdhëruar të mos tregonte.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15