- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Ester 7:1|
									Mbreti dhe Hamani shkuan, pra, në banketin bashkë me mbretëreshën Ester.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Ester 7:2|
									Edhe ditën e dytë, ndërsa gjatë banketit po shërbehej vera, mbreti i tha Esterit: "Cila është kërkesa jote, o mbretëreshë Ester? Do të të plotësohet. Çfarë kërkon? Edhe sikur të jetë gjysma e mbretërisë sime, do të bëhet".									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Ester 7:3|
									Atëherë mbretëresha Ester u përgjigj: "Në rast se kam gjetur hir në sytë e tu, o mbret, dhe në qoftë se kështu i pëlqen mbretit, kërkesa ime është që të më jepet jeta; dhe kërkoj që populli im të falet.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Ester 7:4|
									Sepse unë dhe populli im kemi qenë të shitur për t´u prishur, për t´u vrarë dhe për t´u shfarosur. Po të ishim shitur për t´u bërë skllevër dhe skllave do të kisha heshtur; por armiku nuk mund ta kompensojë  kurrë dëmin që do t´i shkaktohej  mbretit".									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Ester 7:5|
									Mbreti Asuero i tha mbretëreshës Ester: "Kush është dhe ku ndodhet ai që ka guximin të bëjë një gjë të tillë?".									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Ester 7:6|
									Esteri u përgjigj: Armiku dhe kundërshtari është ai i keqi Haman". Atëherë Hamanit i hyri tmerri në prani të mbretit dhe të mbretëreshës.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Ester 7:7|
									Mbreti u ngrit shumë i zemëruar nga banketi në të cilin shërbehej vera dhe shkoi në kopshtin e pallatit, ndërsa Hamani qëndroi për t´iu lutur me të madhe mbretëreshës Ester për jetën e tij, sepse									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Ester 7:8|
									Pastaj mbreti u kthye nga kopshti i pallatit, në vendin e banketit ku shërbehej vera; ndërkaq Hamani kishte rënë mbi divanin në të cilin rrinte Esteri. Atëherë mbreti thirri: "Dashke gjithashtu të  dhunosh mbretëreshën, ndërsa unë vetë jam në  shtëpi?". Sa dolën këto fjalë nga goja e mbretit, ia mbuluan fytyrën Hamanit.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Ester 7:9|
									Pastaj Harbonahu, një nga eunukët, tha përpara mbretit: "Ja, në shtëpinë e vetë Hamanit është ngritur një trekëmbësh, i lartë pesëdhjetë kubitë, që Hamani kishte përgatitur për Mardokeun, i cili kishte  folur për të mirën e mbretit". Mbreti tha:  "Vareni aty këtë!".									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Ester 7:10|
									Kështu Hamanin e varën në trekëmbëshin që kishte përgatitur për Mardokeun. Dhe zemërimi i mbretit u qetësua.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18