- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Ester 9:1|
									Muajin e dymbëdhjetë, që është muaji i Adarit, ditën e trembëdhjetë të muajit, kur duhet të zbatoheshin urdhri dhe dekreti i mbretit, dita në të cilën armiqtë e Judejve shpresonin të sundonin mbi									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Ester 9:2|
									Judejtë u mblodhën në qytetet e tyre, në të gjitha krahinat e mbretit Asuero, për të shtrirë dorën kundër atyre që kërkonin t´u bënin keq; dhe askush nuk mundi t´u rezistonte atyre, sepse tmerri i Judejve i kishte zënë tërë popujt.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Ester 9:3|
									Tërë krerët e krahinave, satrapët, qeveritarët dhe ata që merreshin me punët e mbretit i përkrahën Judejtë, sepse tmerri i Mardokeut i kishte zënë.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Ester 9:4|
									Në fakt Mardokeu ishte i madh në pallatin e mbretit, dhe fama e tij përhapej në të gjitha krahinat, sepse ky njeri, Mardokeu, bëhej gjithnjë më i madh.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Ester 9:5|
									Kështu Judejtë goditën tërë armiqtë e tyre, duke i kaluar në tehun e shpatës dhe duke kryer një kërdi dhe një shkatërrim të madh; u sollën si deshën me armiqtë e tyre.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Ester 9:6|
									Në qytetin e Suzës Judejtë vranë dhe shfarosën pesëqind njerëz;									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Ester 9:7|
									vranë edhe Parshandathan, Dalfonin, Aspathan,									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Ester 9:8|
									Porathan, Adalian, Aridathan,									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Ester 9:9|
									Parmashtan, Arisain, Aridain dhe Vajezathan,									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Ester 9:10|
									dhjetë bijtë e Hamanit, birit të Hamedathas, armiku i Judejve, por nuk u dhanë pas plaçkitjes.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18