- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Ester 9:11|
									Po atë ditë numri i atyre që ishin vrarë në qytetin e Suzës iu njoftua mbretit.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Ester 9:12|
									Mbreti i tha atëherë mbretëreshës Ester: "Në qytetin e Suzës Judejte kanë vrarë dhe shfarosur pesëqind njerëz dhe dhjetë bij të Hamanit; çfarë kanë bërë vallë në krahinat e tjera të mbretit? Tani  cila është kërkesa jote? Do të të plotësohet.  Çfarë tjetër kërkon? Do të bëhet".									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Ester 9:13|
									Atëherë Esteri tha: "Në qoftë se kështu i pëlqen mbretit, le të lejohen Judejtë që janë në Suzë të bëjnë edhe nesër atë që është dekretuar për sot; dhe të varen në trekëmbësh të dhjetë bijtë e Hamanit".									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Ester 9:14|
									Mbreti urdhëroi që të veprohej pikërisht kështu. Dekreti u nxuarr në Suza dhe dhjetë bijtë e Hamanit u varën në trekëmbësh.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Ester 9:15|
									Judejtë që ishin në Suza u mblodhën edhe ditën e katërmbëdhjetë të muajit të Adarit dhe vranë në Suza treqind njerëz; por nuk u dhanë pas plaçkitjes.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Ester 9:16|
									Edhe Judejtë e tjerë që ishin në krahinat e mbretit u mblodhën, për të mbrojtur jetën e tyre dhe për të qenë të sigurt nga sulmet e armiqve të tyre; vranë shtatëdhjetë e pesë mijë nga ata që i urrenin, por nuk u dhanë pas plaçkitjes.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Ester 9:17|
									Kjo ndodhi ditën e trembëdhjetë të muajit të Adarit; ditën e katërmbëdhjetë u çlodhën dhe e kthyen në një ditë banketi e gëzimi.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Ester 9:18|
									Judejtë që ishin në Suza u grumbulluan përkundrazi ditën e trembëdhjetë dhe të katërmbëdhjetë; ditën e pesëmbëdhjetë të muajit u çlodhën, e bënë ditë banketi dhe gëzimi.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Ester 9:19|
									Për këtë arësye Judejtë e fushës, që banojnë në qytete pa mure, e kanë bërë ditën e katërmbëdhjetë të muajit të Adarit një ditë gëzimi, banketesh dhe feste, dhe në këtë ditë i dërgojnë dhurata njeri-tjetrit.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Ester 9:20|
									Mardokeu i shkroi tërë këto gjëra dhe u dërgoi letra tërë Judejve që ishin në të gjitha krahinat e mbretit Asuero, afër dhe larg,									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18