- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Ester 5:1|
									Ditën e tretë, Esteri veshi rrobën mbretërore dhe u paraqit në oborrin e brendshëm të pallatit të mbretit, përballë apartamentit të mbretit. Mbreti ishte ulur mbi fronin mbretëror në pallatin mbretëror, përballë hyrjes së pallatit.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Ester 5:2|
									Sa e pa mbreti mbretëreshën Ester më këmbë në oborr, ajo fitoi simpatinë e tij. Kështu mbreti zgjati në drejtim të Esterit skeptrin prej ari që mbante në dorë, dhe Esteri u afrua dhe preku majën e skeptrit.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Ester 5:3|
									Atëherë mbreti i tha: "Çfarë do, mbretëreshë Ester? Cila është kërkesa jote? Edhe sikur të jetë gjysma e mbretërisë sime, do të të jepet".									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Ester 5:4|
									Esteri u përgjigj: "Në qoftë se kështu i pëlqen mbretit, le të vijë sot mbreti me Hamanin në banketin që i kam përgatitur".									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Ester 5:5|
									Atëherë mbreti tha: "Silleni shpejt Hamanin, që të bëhet ç´ka thënë Esteri". Kështu mbreti dhe Hamani shkuan në banketin që Esteri kishte përgatitur.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Ester 5:6|
									Ndërsa po shërbehej vera gjatë banketit, mbreti i tha Esterit: "Cila është kërkesa jote? Do të të plotësohet. Çfarë kërkon? Qoftë edhe gjysma e mbretërisë sime, do të bëhet".									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Ester 5:7|
									Esteri u përgjigj dhe tha: "Ja, kërkesa ime ajo që po kërkoj:									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Ester 5:8|
									Në qoftë se kam gjetur hir në sytë e mbretit dhe në qoftë se mbretit i pëlqen të plotësojë kërkesën time dhe të më japë atë që kërkoj, le të vijë mbreti me Hamanin në banketin që unë do t´u përgatis  atyre, dhe nesër kam për të bërë ashtu si ka  thënë mbreti".									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Ester 5:9|
									Atë ditë Hamani doli gjithë qejf dhe me zemër të kënaqur, por kur Hamani në portën e mbretit pa Mardokeun që as ngrihej as lëvizte para tij, u zemërua shumë me të.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Ester 5:10|
									Megjithatë Hamani e mbajti veten, shkoi në shtëpi dhe dërgoi të thërrasin miqtë e tij dhe Zereshin, bashkëshorten e tij.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18