-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Gálatas 2:1|
Dhe u ngjita sipas një zbulese dhe u shtjellova atyre ungjillin që unë po predikoj ndër johebrenjtë, por në mënyrë të veçantë, atyre që kishin më shumë emër, që të mos bridhja ose vrapoja më kot.
-
2
|Gálatas 2:2|
Por as Titi që ishte me mua, ndonëse ishte Grek, nuk qe shtrënguar që të rrethpritej;
-
3
|Gálatas 2:3|
edhe kjo për shkak të vëllezërve të rremë, që kishin hyrë tinëz, që kishin depërtuar për të përgjuar lirinë tonë që kemi në Krishtin Jezu, që të na robërojnë.
-
4
|Gálatas 2:4|
Këtyre ne nuk iu nënshtruam as edhe për një moment, që e vërteta e ungjillit të mbetej e pacënuar te ju.
-
5
|Gálatas 2:5|
Por nga ana e atyre që gëzonin një farë kredie (nuk ka rëndësi se kush ishin, Perëndia nuk shikon dukjen e njeriut), pra, ata që gëzonin kredinë më të madhe nuk shtuan gjë tek unë.
-
6
|Gálatas 2:6|
Madje, duke parë se mua m´u besua ungjilli për të parrethprerët, sikurse Pjetrit ai për të rrethprerët,
-
7
|Gálatas 2:7|
(sepse ai që kishte vepruar në mënyrë të fuqishme në Pjetrin për apostullim tek të rrethprerëve, kishte vepruar në mënyrë të fuqishme edhe në mua për johebrenjtë),
-
8
|Gálatas 2:8|
duke njohur hirin që m´u dha, Jakobi, Kefa dhe Gjoni, të cilët i konsideronin shtylla, më dhanë mua dhe Barnabës të djathtat e tyre si shenjë shoqërie, që të shkonim ne ndër johebrenjtë dhe ata ndër të rrethprerë.
-
9
|Gálatas 2:9|
Vetëm na porositën që të kujtoheshim për të varfrit, pikërisht atë që edhe unë e kisha ndërmend ta bëja.
-
10
|Gálatas 2:10|
Por kur erdhi Pjetri në Antioki, unë e kundërshtova në sy, sepse ishte për t´u qortuar.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10