-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Gálatas 6:1|
Mbani barrët e njëri-tjetrit dhe kështu do të përmbushni ligjin e Krishtit.
-
2
|Gálatas 6:2|
Sepse në qoftë se dikush mendon se është diçka, pa qenë asgjë, ai gënjen veten e vet.
-
3
|Gálatas 6:3|
Dhe secili të analizojë veprën e tij dhe atëherë do të ketë arsye të mburret vetëm për veten e tij dhe jo lidhur me tjetrin.
-
4
|Gálatas 6:4|
Sepse secili do të mbajë barrën e vet.
-
5
|Gálatas 6:5|
Ai që merr mësim në fjalën, le ta bëjë pjestar të të gjitha të mirave të tij atë që e mëson.
-
6
|Gálatas 6:6|
Mos u gënjeni: Perëndia nuk vihet dot në lojë, sepse ç´të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë.
-
7
|Gálatas 6:7|
Sepse ai që mbjell për mish të tij, do të korrë nga mishi i tij prishje, por ai që mbjell për Frymë, do të korrë nga Fryma jetë të përjetshme.
-
8
|Gálatas 6:8|
Le të mos lodhemi duke bërë të mirën; sepse, po të mos lodhemi, do të korrim në kohën e vet.
-
9
|Gálatas 6:9|
Prandaj, sa të kemi rast, le t´u bëjmë të mirën të gjithëve, por në radhë të parë atyre që janë në familjen e besimit.
-
10
|Gálatas 6:10|
Shikoni me çfarë shkronjash të mëdha ju kam shkruar me dorën time!
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10