-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Gálatas 4:1|
por ai është nën kujdestarë dhe administratorë deri në kohën e caktuar nga i ati.
-
2
|Gálatas 4:2|
Kështu edhe ne, sa ishim të mitur, ishim të robëruar nën elementet e botës,
-
3
|Gálatas 4:3|
por, kur u mbush koha, Perëndia dërgoi Birin e tij, të lindur prej gruaje, të nënshtruar ligjit,
-
4
|Gálatas 4:4|
që të shpengonte ata që ishin nën ligj, që ne të fitojmë birërinë.
-
5
|Gálatas 4:5|
Dhe, duke qenë se jeni bij, Perëndia dërgoi Frymën e Birit të tij në zemrat tuaja që thërret: "Abba, Atë!'.
-
6
|Gálatas 4:6|
Prandaj ti nuk je më shërbëtor, por bir; dhe në qoftë se je bir, je edhe trashëgimtar i Perëndisë me anë të Krishtit.
-
7
|Gálatas 4:7|
Por atëherë, duke mos njohur Perëndinë, u shërbyet atyre që prej natyre nuk janë perëndi;
-
8
|Gálatas 4:8|
kurse tani, mbasi njohët Perëndinë, më mirë të them se u njohët prej Perëndisë, vallë si ktheheni përsëri te elementet e dobët dhe të varfër, tek të cilët doni përsëri t´u nënshtroheni?
-
9
|Gálatas 4:9|
Sepse ju i kremtoni me kujdes disa ditë, muaj, stinë dhe vite.
-
10
|Gálatas 4:10|
Kam frikë se mos jam munduar më kot për ju.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10