-
-
Bibla Shqiptare
-
-
6
|Gálatas 3:6|
Ta dini, pra, se ata që janë nga besimi janë bij të Abrahamit.
-
7
|Gálatas 3:7|
Dhe Shkrimi, duke parashikuar se Perëndia do t´i shfajësonte kombet me anë të besimit, ia dha më përpara Abrahamit lajmin e mirë: "Të gjitha kombet do të bekohen në ty'.
-
8
|Gálatas 3:8|
Prandaj ata që themelohen mbi besimin bekohen bashkë me të besueshmin Abraham.
-
9
|Gálatas 3:9|
Dhe të gjithë ata që themelohen mbi veprat e ligjit janë nën mallkim, sepse është shkruar: "I mallkuar është kushdo që nuk qëndron në të gjitha ato që shkruhen në librin e ligjit për t´i praktikuar'.
-
10
|Gálatas 3:10|
Sepse me anë të ligjit askush nuk shfajësohet përpara Perëndisë, sepse: "I drejti do të rrojë me anë të besimit'.
-
11
|Gálatas 3:11|
Dhe ligji nuk është nga besimi, por "njeriu që do t´i bëjë ato, do të rrojë me anë të tyre'.
-
13
|Gálatas 3:13|
që bekimi i Abrahamit t´u vijë johebrenjve me anë të Jezu Krishtit, që ne të marrim premtimin e Frymës me anë të besimit.
-
14
|Gálatas 3:14|
O vëllezër, po ju flas në mënyrën e njerëzve: në qoftë se një besëlidhje është aprovuar, edhe pse është besëlidhje njeriu, askush nuk e zhvleftëson as nuk i shton gjë.
-
15
|Gálatas 3:15|
Dhe premtimet iu bënë Abrahamit dhe pasardhjes së tij. Shkrimi nuk thotë: "Edhe pasardhësve' si të ishin shumë, por të një të vetme: "Dhe pasardhjes sate', pra Krishti.
-
16
|Gálatas 3:16|
Dhe unë them këtë: ligji, që erdhi katërqind e tridhjetë vjet më pas, nuk e zhvleftëson besëlidhjen e aprovuar më parë nga ana e Perëndisë në Krishtin, në mënyrë që të prishë premtimin.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10