- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Hebreos 11:21|
									Më anë të besimit Moisiu, si lindi, u fsheh nga prindërit e tij tre muaj, sepse ata panë se fëmija ishte i bukur dhe nuk u frikësuan nga urdhëri i mbretit.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Hebreos 11:22|
									Me anë të besimit Moisiu, si u bë i madh, nuk pranoi të thuhet i biri i së bijës së Faraonit,									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Hebreos 11:23|
									duke parapëlqyer të keqtrajtohet bashkë me popullin e Perëndisë se sa të gëzonte për një farë kohe dëfrimet e mëkatit,									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Hebreos 11:24|
									duke e çmuar dhunën e Krishtit si pasuri më të madhe nga thesaret e Egjiptit, sepse i drejtonte sytë nga shpërblimi.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Hebreos 11:25|
									Me anë të besimit e la Egjiptin pa pasur frikë mërinë e mbretit, sepse qëndroi i patundur sikur të shihte të padukshmin.									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Hebreos 11:26|
									Me anë të besimit kremtoi Pashkën dhe bëri spërkatjen e gjakut, me qëllim që ai i cili i vriste të parëlindurit të mos ngiste ata të Izraelit.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Hebreos 11:27|
									Me anë të besimit kaluan nëpër Detin e Kuq si të ishte tokë e thatë, ndërsa kur Egjiptasit u përpoqën ta bëjnë, u mbytën.									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Hebreos 11:28|
									Me anë të besimit ranë muret e Jerihos, pasi u suallën rreth tyre shtatë ditë.									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Hebreos 11:29|
									Me anë të besimit Rahabi, një prostitutë, nuk humbi bashkë me ata që nuk besuan, sepse kishte pritur paqësisht zbuluesit.									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Hebreos 11:30|
									Dhe ç´të them më? Sepse nuk do të më mjaftonte koha, po të doja të tregoja për Jedeonin, Barakun, Sansonin, Jeftin, Davidin, Samuelin dhe për profetët,									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15