-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Hebreos 12:1|
Kujtoni, pra, atë që duroi një kundërshtim të tillë nga ana e mëkatarëve kundër tij, që të mos lodheni dhe të ligështoheni në shpirtin tuaj.
-
2
|Hebreos 12:2|
Ju akoma nuk keni qëndruar deri në gjak, duke luftuar kundër mëkatit,
-
3
|Hebreos 12:3|
dhe keni harruar këshillën që ju drejtohet juve porsi bijve: "Biri im, mos e përçmo qortimin e Perëndisë dhe mos e humb zemrën kur ai të qorton,
-
4
|Hebreos 12:4|
sepse Perëndia ndreq atë që do dhe fshikullon çdo bir që i pëlqen'.
-
5
|Hebreos 12:5|
Në qoftë se ju do ta duroni qortimin, Perëndia do t´ju trajtojë si bij; sepse cilin bir nuk e korigjon i ati?
-
6
|Hebreos 12:6|
Por, po të mbeteni të pandrequr, ku të gjithë u bënë pjestarë, atëherë jeni kopila dhe jo bij.
-
7
|Hebreos 12:7|
Pastaj etërit tanë sipas mishit i patëm për të na ndrequr dhe i nderonim ata; a nuk do t´i nënshtrohemi edhe më tepër Atit të shpirtrave, për të jetuar?
-
8
|Hebreos 12:8|
Sepse ata na ndreqën për pak ditë, ashtu siç u dukej më mirë, kurse ai na ndreq për të mirën tonë që të bëhemi pjestarë të shenjtërisë së tij.
-
9
|Hebreos 12:9|
Çdo ndreqje, pra, aty për aty, nuk duket se sjell gëzim, po hidhërim; por më pas u jep një fryt drejtësie atyre që janë ushtruar me anë të tij.
-
10
|Hebreos 12:10|
Prandaj forconi duart e kapitura dhe gjunjët e këputur,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Romanos 1-4