- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Hebreos 3:11|
									Kini kujdes, vëllezër, se mos ndonjë nga ju ka zemër të ligë, mosbesimi, që të largohet nga Perëndia i gjallë,									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Hebreos 3:12|
									por nxitni njeri tjetrin çdo ditë, derisa thuhet: "Sot", që të mos ngurtësohet ndonjë nga ju prej mashtrimit të mëkatit.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Hebreos 3:13|
									Sepse ne jemi bërë pjestarë të Krishtit, në qoftë se do ta ruajmë të palëkundur deri në fund fillimin e besimit,									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Hebreos 3:14|
									kur thuhet: "Sot, në qoftë se e dëgjoni zërin e tij, mos jini zemërgur si në ditën e kryengritjes'.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Hebreos 3:15|
									Kush janë ata që, mbasi e dëgjuan, e provokuan? A thua jo të gjithë ata që dolën nga Egjipti me anë të Moisiut?									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Hebreos 3:16|
									Dhe kush qenë ata me të cilët u zemërua për dyzet vjet? A s´qenë vallë ata që mëkatuan, kufomat e të cilëve ranë nëpër shkretëtirë?									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Hebreos 3:17|
									Dhe për cilët bëri be se nuk do të hynin në prehjen e tij, veç se për ata që qenë të pabindur?									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Hebreos 3:18|
									Ne shohim se ata nuk mundën të hyjnë për shkak të mosbesimit.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Hebreos 3:19|
									Prandaj, përderisa mbetet akoma një premtim për të hyrë në prehjen e tij, le të kemi frikë se mos ndonjë nga ju të mbetet jashtë.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18