-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Hebreos 5:11|
Sepse, ndonëse tashmë duhet të ishit mësues, keni përsëri nevojë që t´ju mësojnë njohuritë e para të orakujve të Perëndisë, dhe keni nevojë për qumësht, dhe jo për ushqime të forta.
-
12
|Hebreos 5:12|
Sepse kushdo që ushqehet me qumësht nuk ka përvojën e fjalës së drejtësisë, sepse është foshnjë;
-
13
|Hebreos 5:13|
kurse ushqimi i fortë është për të rriturit, të cilët, nga përvoja, i kanë të zhvilluara vetitë për të dalluar të mirën dhe të keqen.
-
14
|Hebreos 5:14|
Prandaj, duke e lënë fjalën e fillimit të Krishtit, le të synojmë përkryerjen, pa hedhur përsëri themel pendimi nga vepra të vdekura dhe nga besimi te Perëndia,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7