- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Hebreos 8:1|
									Sepse çdo kryeprift vihet për të ofruar dhurata dhe flijime, prandaj është e nevojshme që edhe ky të ketë diçka që të kushtojë.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Hebreos 8:2|
									Po të ishte Ai mbi dhe, nuk do të ishte as prift, sepse ka priftërinj të cilët ofrojnë dhuratat sipas ligjit,									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Hebreos 8:3|
									që shërbejnë sipas shëmbullit dhe hijes së gjërave qiellore, ashtu si i qe folur Moisiut, kur po gatitej të ndërtonte tabernakullin: "Shiko', tha Ai, "t´i bësh të gji-tha sipas modelit që të qe treguar në mal'.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Hebreos 8:4|
									Po tani Krishti mori një shërbesë edhe më të shquar, sepse është ndërmjetësi i një besëlidhjeje më të mirë, që bazohet mbi premtime më të mira,									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Hebreos 8:5|
									sepse, në qoftë se Besëlidhja e parë do të qe e patëmetë, nuk do të qe nevoja të kërkohej vend për një tjetër.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Hebreos 8:6|
									Sepse Perëndia, duke i qortuar, thotë: "Ja po vijnë ditët kur do të bëj një Besëlidhje të re me shtëpinë e Izraelit dhe me shtëpinë e Judës,									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Hebreos 8:7|
									jo si besëlidhja që bëra me etërit e tyre, ditën që i mora për dore për t´i nxjerrë jashtë nga toka e Egjiptit, sepse ata nuk qëndruan besnikë në Besëlidhjen time, dhe unë i braktisa, thotë Zoti.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Hebreos 8:8|
									Dhe kjo është besëlidhja që unë do të bëj me shtëpinë e Izraelit pas atyre ditëve, thotë Zoti: unë do t´i shtie ligjet e mia në mendjet e tyre dhe do t´i shkruaj në zemrat e tyre, dhe do të jem Perëndia e tyre dhe ata do të jenë populli im.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Hebreos 8:9|
									Dhe askush nuk do të mësojë më të afërmin e tij, askush vëllanë e vet, duke thënë: "Njih Perëndinë!". Sepse të gjithë do të më njohin, nga më i vogli e deri tek më i madhi prej tyre,									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Hebreos 8:10|
									sepse unë do të jem i mëshirshëm për paudhësitë e tyre dhe nuk do të kujtoj më mëkatet e tyre dhe keqbërjet e tyre'.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18